• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

Katër ish-liderët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, Rama nga Detroiti: Varrosje për së gjalli, populli i Kosovës nuk e gjen veten në atë vendim

21/09/2026
in Diaspora
        
 

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me Diasporën shqiptare në Detroit të Shteteve të Bashkuara, foli edhe për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rama tha se nuk mund ta shmangte këtë çështje gjatë adresimit të tij para komunitetit shqiptar, duke e cilësuar situatën si një “mort për së gjalli” dhe si një moment pafuqie kombëtare.

Më tej, kryeministri ngriti shqetësimin e tij për atë që e cilësoi si “varrosje për së gjalli” të katër ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se vendimi, sipas tij, nuk gjen mbështetje te populli.

“Demokracia është një mosmarrëveshje që e përjashton urrejtjen, përballje që nënkupton respektin dhe luftë ku qëllimi nuk justifikon çdo mjet. Kjo është një rrugë më e gjatë, sepse nuk mjafton vetëm të jesh i lirë për të pasur një shoqëri ku demokracia funksionon për të gjithë.

Si rrallë herë jam përpëlitur sa këtë herë duke rreshtuar fjalët e një fjalimi, sepse as kisha si e shmangia atë që ndodhi në Hagë, por edhe nuk gjeja rrugën se si të qasesha atij guri të madh e të rëndë, përballë të cilit fjalët duken të gjithë njësoj si në një mort. Një mort për së gjalli, një varrosje njerëzish të gjallë dhe një pafuqi kombëtare përballë një marreje ndërkombëtare.

Ka një fjalë që na e përsërisin shpesh: respektoni vendimin e gjykatës. Ato duhen respektuar, shteti i së drejtës, bota demokratike funksionon me respekt mbi vendimet. Nuk diskutojmë këtë, por jo vendimin e gjykatës, po edhe vetë vdekjen në heshtje e pranon vetëm ai që vdes.

Problemi nuk është mos ta respektosh këtë vendim, por si ta refuzosh varrosjen për së gjalli të 4 njerëzve në emër të popullit, ku vetë populli nuk e gjen asgjëkundi veten në atë vendim, jo vetëm në gjuhë të huaj, por të huajësuar nga drejtësia.

Shqipëria nuk mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por sidoqoftë do të refuzonte varrosjen për së gjalli të atyre 4 burrave. Dhe unë besoj se respektimi i detyruar dhe i padiskutueshëm i atij vendimi nuk e pengon kurrsesi refuzimin e asaj varrosjeje si fatalitet pa apel”, tha Rama.


        
 
Next Post

Nesër delegacionin i BE-së do vizitojë Zvërnecin, eurodeputetët do të informohen mbi detajet e investimit atje

Protestat kundër vendimit të Gjykatës Speciale vijojnë në Prishtinë, qytetarët mblidhen për të gjashtën ditë

SPAK mbyll hetimet për Ervin Matën e arrestuar në Brazil: Dosja kalon për gjykim në GJKKO

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved