• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, August 20, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Plani i qeverisë për reformën në administratë, ristrukturim rrënjësor në 3 ministri

August 3, 2018
in Aktualitet

Reforma në administratë vijon të jetë në fokus të qeverisë. Pak ditë më parë u miratua strategjia për ta kryer më sukses këtë reformë gjatë periudhës 2018-2020, por dje Këshilli i Ministrave ka vendosur që të kryejë edhe disa ndryshime të tjera. Sipas një vendimi të botuar në Qendrën e Botimeve Zyrtare, qeveria ka vendosur që më ndryshimet e reja, gjatë këtyre dy viteve, tri ministri të përfshihen nga një ristrukturim rrënjësor.

“Pilotimi i metodologjisë së SIGAM për ristrukturimin në 3 sisteme ministrore. Vënia në zbatim e modelit të ri të organizimit të institucioneve të varësisë dhe miratimi ligjor i tyre. Përkufizimi i tipologjisë standarde të organizimit të institucioneve të varësisë dhe miratimi ligjor i tyre”, thuhet në një ndër objektivat e qeverisë, i cili ka si qëllim që të rishikojë funksionimin dhe organizimin e brendshëm të institucioneve të administratës shtetërore.

Një tjetër objektiv që qeveria synon ta arrijë përmes ndryshimeve të kryera në strategjinë për reformën në administratë është edhe rishikimi dhe miratimi i strukturës së re të pagave. Me pak fjalë, Këshilli i Ministrave ka vendosur që sistemi i pagave për punonjësit e administratës shtetërore të ndryshojë, ku në fokus do të jetë edhe motivimi e stimulimi i tyre. “Hartimi dhe miratimi i një dokumenti për politikat në sistemin e pagave dhe miratimi i strukturës së re të pagave. Miratimi i vendimeve të reja për pagat dhe zbatimi i strukturës së re.

Rishikimi i raporteve mes pagës maksimale dhe pagës minimale/mesatare në administratën publike, me qëllim ruajtjen e një piramide objektive të pagave dhe motivimin e pozicioneve drejtuese, si edhe diversifikimi i klasifikimit sipas përmbajtjes së punës”, sqarohet në strategjinë e qeverisë.

Ndryshon mënyra e rekrutimit

Një tjetër pikë që qeveria synon ta ndryshojë me qëllim që reforma në administratë të jetë sa më e suksesshme është edhe mënyra e rekrutimit të punonjësve. Në planet e qeverisë është që të forcohet kapaciteti i Departamentit të Administratës Publike dhe strukturat e menaxhimit të burimeve njerëzore për të udhëhequr strategjikisht reformën e shërbimit civil.

“Përmirësimi dhe lehtësimi i komunikimit dhe ndërveprimit midis institucioneve publike dhe qytetarëve (krijimi i HUB-it për menaxhimin e burimeve). Forcimi i kapaciteteve të nëpunësve në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe të anëtarëve të komisionit përzgjedhës për të përmirësuar më tepër procesin e rekrutimit. Rishikimi i përshkrimeve të punës dhe hartimi i përshkrimeve të punës. Kryerja e vlerësimeve “ad-hoc” për të marrë opinionin e aplikantëve mbi procesin e rekrutimit dhe marrja e masave për të adresuar çështjet që dalin nga vlerësimi.

Bashkëpunimi me institucionet e arsimit të lartë për të përthithur studentët më të mirë në administratën publike (qendrore dhe vendore)”, thuhet në strategjinë e qeverisë. Po ashtu, në strategji bën pjesë edhe zhvillimi i kuadrit për vlerësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike. “Hartimi dhe miratimi i kuadrit për vlerësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike. Monitorimi i cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike pranë qendrave të integruara dhe sporteleve të shërbimeve ADISA. Pilotimi i zbatimit të kuadrit për vlerësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike pranë institucioneve të qeverisjes vendore”, vijon më tej strategjia e qeverisë për reformën në administratë./Sot/

Next Post

Prokurori Dollapaj kalon me sukses Vettingun, KPK: Deklarimet janë të sakta, nuk ka probleme me pasurinë

Histori dështimi me komisionet hetimore, askush nuk doli para drejtësisë!

Hapja e negociatave në 2019: Qeveria ngre strukturat e integrimit evropian në çdo bashki!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved