• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ja pse tremben bandat në politik! SHBA-BE reprezalje në drejtësi gjatë vjeshtës me ekspert special

August 14, 2018
in Aktualitet

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka dhënë sinjale se në vjeshtë furtuna e vetingut do të jetë akoma edhe më e fortë. Deri më tani përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian kanë treguar se nuk tolerojnë askënd që është përfshirë në korrupsion. Madje, në shumë raste kanë qenë ata, të cilët kanë zbuluar aferat e njerëzve të drejtësisë, ku për rrjedhojë shumë gjyqtarë dhe prokurorë kanë ngelur në procesin e vetingut.

Por nuk ndalet me kaq, pasi ndërkombëtarët janë të vendosur për ta pastruar deri në embrion sistemin e drejtësisë. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Komisioni Europian ka bërë të ditur se ka hapur aplikimet për ekspertë ekonomikë dhe juridikë, të cilët do të angazhohen për të mbledhur sa më shumë prova dhe fakte, në sajë të së cilave do të zbulohen pikërisht aferat e njerëzve të drejtësisë. Kjo do të thotë se në shtator KE do sjellë një grup të dytë ekspertësh, të cilët do të ndihmojnë grupin aktual në Tiranë. Sipas njoftimit, ekspertët në përfundim të çdo hetimi do të përgatisin një dokument ku do të përshkruajnë me detaje mënyrën se si e kanë vënë pasurinë prokurorët dhe gjyqtarët. “Fokusi do jetë: Mbledhja nga të gjitha burimet e mundshme, e informacionit mbi subjektin e ekzaminuar.

Vlerësimi i provave, informacioneve e dokumenteve të mbledhura. Hartimi i një raporti të plotë e të saktë të investigimeve të kryera, përshkrimi i provave të mbledhura, vlerën e tyre dhe faktet që provojnë ato. Leximi i raporteve të gatshme, analizimi i dokumenteve dhe faktet e provuara nga provat e mbledhura. Nëse është e nevojshme, të sugjerohen strategji investigative për të forcuar vlerën e provave në objektet e mbledhura”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim nënvizohet fakti se ekspertë përveç zbulimit të aferave të njerëzve të drejtësisë, do të angazhohen fort edhe në hetimin tre dimensional që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bën për gjyqtarët dhe prokurorët në kuadër të procesit të vetingut. “Nën mbikëqyrjen e krye-analistit do të asistojë vëzhguesit ndërkombëtarë për monitorimin e tre fazave të procesit të rivlerësimit: asetet, pastërtinë e figurës dhe kontrollet aftësive profesionale. Nëse vlerësohet e nevojshme nga vëzhguesit, do të koordinojë dhe kryejë kërkime specifike nën mbikëqyrjen e tyre. Gjuha e punës së projektit do të jetë anglisht”, thuhet në njoftim.

Mesazhi i ndërkombëtarëve

Njoftimi i Komisionit Europian, përveç kërkesës për shtim të kapaciteteve të burimeve njerëzore të cilët do të asistojnë dhe ndihmojnë organet e vetingut në kuadër të procesit të rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët, përcjell edhe një mesazh, sa i takon mënyrës se si duhet të jetë sistemi i drejtësisë në Shqipëri.

Sipas asaj që thuhet në njoftim, ekspertëve do të kenë si mision dhënien e asistencës në fusha të ndryshme, me qëllimi instalimin e një sistemi drejtësie të drejtë dhe të pavarur sikundër është në vendet e Bashkimit Europian. “Ministria austriake e drejtësisë (BMJ) në bashkëpunim me agjencinë e Bashkëpunimit e Zhvillimit Ekonomik, Këshillin e Lartë të Drejtësisë së Italisë (autoritetet kontraktues i këtij tenderi dhe “Përfitues” granti) dhe Delegacionin e BE në Shqipëri (EUD) po kërkojnë ekspertë të kualifikuar për Shqipërinë si kërkues/analistë afatgjatë me kohë të plotë për të dhen eksperiencën e tyre mbi programin e granteve në Shqipëri deri në shkurt 2020.

Objektivi i përgjithshëm është përshtatja e sistemit shqiptar të drejtësisë me standardet e BE dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Objektivi specifik është rritja e cilësive profesionale të gjyqtarëve e prokurorëve, reduktimi i impaktit të krimit të organizuar, i influencës së politikës dhe korrupsionit në dhënien e drejtësisë, si dhe rritja e integritetit e dhënies së llogarisë nga institucionet gjyqësore”, thuhet në njoftim./ Rigels SELIMAN

Next Post

Dialogu Kosovë-Serbi dështim i ndërkombëtarëve, deklaron ish ambasadori

Berisha konfirmon aleancën me LSI për të çuar vendin në mosbindje "revolucionare"... si rumunët!

Dietat e deputetëve/ Ja milionat që paguajmë për kllounët: Angjeli, Basha... dhe deputetët e LSI-së

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved