• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Po fillon pastrimi! “Kërcasin” hekurat për Vasilin dhe Manjanin: 4 ish zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë të arrestuar dhe 8 me “arrest shtëpie”

February 6, 2019
in Aktualitet

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar skandalin e abuzimit me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë duke arrestuar 4 zyrtarë, mes të cilëve ish-sekretaren e përgjithshme Juliana Hoxha për drejtorin ekonomik Aurel Lamce, 8 janë në arrest shtëpie, ndërsa po verifikohen edhe dy ish-ministra të këtij dikasteri.

Në dy vite, 2016-2017, prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro. Për këto abuzime veç 12 zyrtarëve që janë nën hetim dhe për të cilët është dhënë masë sigurie, ka nisur vetifikimi dhe për dy ish-ministrat Petrit Vasili dhe Ylli Manjani. Për dy ish- ministrat po verifikohet se cili ka qenë roli i tyre në këto 5 tendera abuziv.

Burime nga Policia për shqiptarja.com kanë bërë me dije se nga materialet e referuara nga Prokuroria rezulton se në funksion të hetimeve të kryera për procedurat e tenderimit në Ministrinë e Drejtësisë për periudhën kohore 2016-2017, ka marrë në hetim 12 persona të dyshuar për veprat penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Hetimet janë shtrirë për 5 tendera;

1.Mirëmbajtja dhe mbikëqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative

2. Përmirësimi i sistemit të mbikëqyrjes elektronike në fushën penale

3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar

4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës

5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit

Shkeljet janë evidentuar fillimisht nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë, e më pas dhe nga grupi i inspektimit te Ministrisë së Financave. Hetimet kanë nxjerrë në pah shkeljet e evidentuara të shoqëruara me pasoja të mëdha për buxhetin e shtetit. Disa nga sistemet objekt të këtyre procedurave të prokurimit në një pjesë të madhe nuk janë funksionale. Për këtë çështje janë dhënë masa për ish-sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorin e shërbimeve mbështetëse si dhe specialistët e IT.

Hetimet kanë pasur në fokus funksionarët publik që kanë qenë pjesë e njësive të prokurimit, komisioneve të verifikimit të ofertave dhe komisioneve për mbikëqyrjen e zbatimit të kontratave. Po të njëjtat burime thanë se masë sigurie arrest me burg është dhënë për ish-sekretaren e përgjithshme Juliana Hoxha për drejtorin ekonomik Aurel Lamce si dhe për dy zyrtarë të tjerë. Ndërkohë që për 8 zyrtarët e tjerë është dhënë masë sigurie “arrest shtëpie”.

Next Post

BE blindon reformën: Pas prokurores kroate edhe 9 ekspertët e tjerë që do asistojnë në luftën antikorrupsion

Valë shkarkimesh dhe arrestimesh, Rama nxjerr pamjet e veçanta: Teksa qentë lehin më fort...

Nën hetim Ermal Beqiri "specialisti" i videos Meta dhe Petrit Vasali e Ylli Manjani "specialistë" të byzylykëve, tashmë drejt llogaridhënies

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved