• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Lajm i hidhur për shtypin, ndahet nga jeta gazetari i njohur

August 16, 2019
in Aktualitet, Kronike

Një lajm i hidhur për shtypin dhe gazetarinë shqiptare që nga sot do i mungojë një penë e artë. Fatos Baxhaku ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Gazetari Baxhaku ishte një nga pionierët e shtypit të pavarur që nga fillimi i viteve 90. Autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar.

Baxhaku ka lindur në Tiranë më 9 janar në 1964. Shkollimin e parë e kreu në shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe “20-vjetori”, (sot Dora D’Istria). Shkollimin e mesëm e kreu në gjimnazin “Ismail Qemali”. Përgjatë viteve 1982-1986 studioi në Universitetin e Tiranës në fakultetin e Histori-Filologjisë ku u diplomua në histori.
Në 1999-2000 ishte kryeredaktor i revistës së përjavshme “XXL”. Nga 2001 deri në 2005 ishte kryeredaktor dhe gazetar në televizionin “Vizion Plus”. Në 2006-2015 ishte kryeredaktor dhe gazetar në të përditshmen “Shqip”. Nga viti 2015 ka ushtruar gazetarinë në profesion të lirë. Fatos Baxhaku është autor ose bashkautor i serialeve me reportazhe “Tunel”, “Rrugëtim”, “Shtëpi e Vjetër” si edhe i shumë dokumentareve televizive. Ai ka qenë anëtar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit si dhe bashkëpunëtor në shumë projekte trajnimi. Largimi i Baxhakut në një moshë të re ka tronditur familjarët, miqtë dhe kolegut e tij. Puna dhe krijimtaria e gazetarit në median shqiptare ishte frymëzim për shumë emra të rinj, të cilët synonin të ndiqnin rrugën e medias.

Next Post

Shkon në dy numri i v.iktimave nga rënia e skelës në Tiranë

“Nuk do të ketë një të dytë në gjithë rajonin”! Rama tregon arritjen e madhe të qeverisë së tij: Hopa... "grupi shurupi", filloni nga romuzet! (Foto)

Ndahet nga jeta gazetari i njohur Fatos Baxhaku

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved