Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e stadiumit të ri ish “Qemal Stafa”. Rama shkruan krahas fotove se si ky stadium nuk do të ketë një të dytë në të gjithë rajonin. “Ju kam thënë që s’do të ketë në rajon të dytë si ky dhe do jetë mes stadiumeve më të bukur të Europës”, shkruan Rama.
Postimi i plotë: EDHE PAK… — Ju kam thënë që s’do të ketë në rajon të dytë si ky dhe do jetë mes stadiumeve më të bukur të Europës– (Po jo vetëm kaq, ju kam thënë edhe që ata që shanin e bërtisnin, pse po prishej karakatina e vjetër, do maskohen si tifozë të huaj kur të hyjnë në stadiumin e ri, se do u vijë zor nga budallallëqet e nga pisllëqet që u ka nxjerrë goja–) Dhe ky s’do jetë vetëm një tempull kuqezi për Kombëtaren, as vetëm një stadium për të dielat e futbollit, po një qendër e re graviteti social për Tiranën, me aktivitet ekonomik, sheshe përreth e hapësira publike për të gjitha moshat– (Hë tani, hopa grupi shurupi, filloni e hidhni romuze e lëshoni fjalë pa lidhje, se në fakt ishim më mirë kur ishim më keq dhe e ka fajin populli, që i pëlqen këto fasada e që gënjehet me këto reklama…