Kryeministri Edi Rama ka treguar sot në emisionin ”Kjo Javë” se çfarë do të bënte ai nëse do humbiste zgjedhjet e 25 prillit.
Rama deklaroi se nëse shqiptarët do të refuzonin që t’i jepnin atij një mandat të tretë, nuk do të rrinte të priste që qytetarët të korrigjonin gabimin e tyre, duke lënë kështu të hapur dorëheqjen e tij.
Pyetje: Basha nuk ma dha përgjigjen, por ju çfarë do bëni nëse do humbisni?
Rama: Kjo është shumë pak, shumë e sigurtë që shqiptarët të refuzonin të më jepnin mandatit e tretë nuk do prisja që shqiptarët të korigjonin gabimin e tyre siç rri Saliu dhe nuk lë gurë pa luajtur dhe posaqi pa nxjerrë nga goja dhe për të rikthyer PD në pushtet përmes dhëndrit politik, Bashës. Kur nuk do të jem më në këtë detyrë, do t’i shërbej PS, por jo të bëj atë që s’më takon. S’do bëj kurrë atë që bën saliu sot. Luli sta jep atë prgj sepse ai do humbi.
Duke përmendur Presidentin Meta, Rama tha se shpreson që ai të japë dorëheqjen pas humbjes së opozitës më 25 prill, duke bërë dhe një thirrje për shqiptarët, që të votojnë PS, për të “çliruar” drejtësinë nga Meta.
Rama: Unë nuk besoj që Meta ka ndryshuar apo do të ndryshojë, nuk e mendoj këtë. Megjithatë shpresoj që Ilir Meta të iki të japë dorëheqjen kur të fitojmë ne, të bëjë ashtu siç ka deklaruar. Zgjedhjet e 25 prillit janë zgjedhje mes drejtësisë dhe Ilir Metës, kush do të votojë në 25 prill për ne do të japë një dorë, një kontribut të madh për të çliruar drejtësinë nga Ilir Meta. Unë nuk kam vënë asnjë bast me veten, por bëjmë anketime të rregullta që na tregojnë opinionin e publikut, dhe na tregojnë që jemi në vendin e duhur në momentin e duhur. Fitorja arrihet kur mbaron ndeshja, jo në fillim.