• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

A ka Shqipëria një klasë intelektuale?

August 25, 2020
in Blog
        
 

Nga Mentor Kikia

Intelektual nuk është çdo kush që ka një diplomë, aq më shumë nga këto diplomat e “sotit”. Intelektualë janë njerëzit, që në momente të caktuara shërbejnë si udhërrëfyes të shoqërisë, apo që e orientojnë atë drejt ndryshimeve të mëdha. Janë njerëz me autoritet publik dhe shoqëror.

Por a ka Shqipëria një shtresë intelektuale që të mund të përmbushë këtë mision? E bëra këtë pyetje ndërsa rilexova edhe njëherë ditët e fundit procesverbalin e mbledhjes që Ramiz Alia bëri me intelektualët në Gusht 1990. Muri i komunizmi kishte rënë me shpërthimin e ambasadave.

Në Lindje ishte shembur çdo gjë dhe çifti Çaushesku ishte pushkatuar. Ramiz Alia, udhëheqësi i fundit komunist, mblodhi intelektualët më në zë të kohës, dhe u kërkoi mendim nëse duhej apo jo Shqipëria të ndryshonte sistemin politik dhe ti hapte rrugë demokracisë.

A e dini se cili ishte më përparimtari në mendime në atë sallë?
Vetë Ramiz Alia!

Sali Berisha, që katër muaj më vonë do të merrte flamurin e revolucionarit, thoshte se nuk ka ardhur koha për pluralizëm politik. Kadareja bënte sikur nuk e kuptonte çdo të thoshte pluralizëm…Ishte edhe Fatos Nano aty…

Ai që e kuptonte më mirë, se historia kishte mbaruar ishte vetë mëkëmbësi i diktatorit, por ai nuk donte ta shembte vetë. Koha tregoi se ne nuk e rrëzuam, as e shembëm, as e shkatërruam komunizmin, thjeshtë zëvendësuam udhëheqësinë, sipas një skenari që e vujamë ende dhe sot.

Po sot a kemi ne një klasë intelektualësh të atij kalibri, që të mund të tregojë me gisht nga duhet të ecë një shoqëri e ndodhur në udhëkryq? Nevojën e kemi për të na rrëfyer, por njerëzit druaj që jo?

Shoqëria është sot peng i një klase politike, pjellë e asaj mbledhjeje, që bën vetëm rrotacionin mes vetes, duke ricikluar një kastë njerëzish të korruptuar me një kastë, gjasme, më pak të korruptuar. Shoqëria është drejt brrerjes fatale nga largimi i njerëzve, dhe në pamundësi të ikjes, nga indiferentimizi fatal mbi atë që ndodh në vendin e saj.

Mendoj se nuk ka fund më të keq për një shoqëri, se sa kur njerëzit i janë dorëzuar bindjes se ata nuk mund ta ndryshojnë më fatin e tyre.


        
 
Next Post

Fotografí dhe neveri! Një komb, një hipokrizi, dy poshtërsi

Ndërron jetë gjeniu shqiptar i matematikës, u “harrua” në një fshat të Mallakastrës

U shpall e zhdukur nga bashkëshorti i saj, kthehet në shtëpi 27 vjeçarja shqiptare në Greqi

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In