Nga Rigels Seliman
Dje SPAK lëshoi flet-arreste për plot 21 komisionerë dhe 1 qytetar, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë për shit-blerjen e votave gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, në kuadër të dosjes “339”. Shumë bukur dhe më vjen mirë që drejtësia e re ka filluar të hyjë në shina dhe po lëviz.
Por tani opozita e bashkuar jo parlamentare më kujton “Hipokrizinë” që Platoni ka trajtuar aq mjeshtërisht tek “Republika”, ku një fëmijë, pasi v.rau prindërit me paramendim, kur doli para gjykatës kërkonte mëshirë dhe liri, me argumentin e vetëm se ishte jetim!
Ndërkohë për sa më sipër janë a.rrestuar për llogari të SPAK 7 komisionerë të PS, 8 PD, 3 LSI dhe 3 të PR. Dhe kësaj i bie që t’i themi se hajdutët e “PD-PR-LSI”, bërtasin kapni hajdutin “PS”, ndërsa harrojnë se 14 nga ata që janë përfshirë në shit-blerjen e votave i përkasin palës akuzuese.
Kështu që si qytetar i thjeshtë e apolitik kam një thirrje, se boll më me kësisoj hipokrizish o opozitarë që pretendoni të vini në pushtet dhe në fillim “katarsisin” niseni nga vetja e pastaj përpiquni t’i jepni mend e leksione kundërshtarëve apo botës.