• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Debat

Abdylaqim Mehmeti ose Kimi bën thirrje për “bojkotimin” e Tiranës”: Sot qendra e shqiptarisë është Prishtina, s’na lidh më gjë me Shqipërinë

October 16, 2023
in Debat, Diaspora
        
 

Abdylaqim Mehmeti, i njohur ndryshe si Kim Mehmeti, përveç propagandës pro Palestinës, kundër Izraelit, të cilin e konsideron një shtet terrorist, së fundmi ka nxitur edhe një ndjenjë urrejtje mes vetë shqiptarëve.

Ai thotë se për momentin, vetëm Prishtina është qendër e shqiptarisë, ndërsa Tirana është e kriminalizuar dhe e serbizuar.

“Dhe nuk ka dyshim se sa më jetëgjatë politikisht do jenë ata që i kriminalizuan ‘Shqipëritë’ tona, aq më jetëshkurtër do jetë e vërteta se shtizën e flamurit tonë e morën në duar ata që, për shembull, Tiranës ia rrënuan Teatrin Kombëtarë dhe shumëçka që ishte ‘përdhese’, për ta lartësuar me kullat që nuk e lejojnë diellin ta sheh tokën në të cilën thellohen rrënjët shekullore të shqiptarisë, tokë që është bërë thujase e pabanueshme për rininë shqiptare.

Siç do bëhet jetëshkurtë edhe e vërteta se flamuri i krenarisë sonë keqpërdoret edhe për ta mbuluar të vërtetën se kryeqendra e shqiptarisë – Tirana, vazhdon të ngjitet lartësive qiellore duke u shkëputur kështu nga e vërteta e saj shqiptare, duke e zgjatuar hijen e kullave, hijen që e bënë të padukshme gropën e thellë të krimit ku është zhytur Shqipëria, grope ku ‘kalbet’ mëmëdheu ynë, i drejtuar nga ata që shqiptarinë e kanë vetëm dekor për të dëshmuar se janë mendjehapur dhe më ndryshe se shqiptarët tjerë.

Dhe siç duket, nga gjithë ‘Shqipëritë’ tona, vetëm Kosova mbetet atë që ishte gjatë shekujve: fole e ngrohtë e shqiponjës dykrenore dhe djep i atdhetarisë dhe patriotizmit shqiptarë. Dhe ku ta dish, ndoshta ka ardhur dita kur ajo duhet ta thotë zëshëm se s’ka asgjë të përbashkët me ata që u janë përkushtuar projekteve serbe, me ata që e bashkojnë Ballkanin duke e përçarë shqiptarinë”, thotë ai në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale.


        
 
Next Post

Macron e nis vizitën në Tiranë me nderimin e Ismail Kadaresë

Abazoviç jep një dorë në protokoll, Rama bën gallatë me Mark Rute. Ç’’farë s’u pa në Samitin e Tiranës

Mbyllet Samiti në Tiranë, Rama: Ju prezantoj dy gjermanët që kanë qëndruar krah meje!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In