• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Abuzim që të lë pa mend”! Braçe: Euro bie, por çmimet mbeten të larta?! A nuk duhen taksuar më shumë mbifitimet?

27/09/2026
in Aktualitet, Debat
        
 

Pas kryerjes së pazarit të javës, këtë të dielë deputeti socialist Erion Braçe kishte në fokusin e kritikës së tij në rrjete sociale, çmimet e produkteve dhe kursi i këmbimit me të cilin disa supermarkete llogarisin euron dhe dollarin.

Sipas tij, çmimet e perimeve, frutave dhe produkteve ushqimore vijojnë të jenë të larta, duke nxjerrë në pah jo vetëm abuzimin e një niveli ‘që të lw pa mend’ por edhe mungesën e mbështetjes dhe një industri ushqimore që ai e cilëson ‘thuajse inekzistence’

E sa i përket abuzimeve me kursin e këmbimit, Braçe thotë se supermarketet, dyqanet dhe stacionet e karburanteve nuk janë të legjitimuara të këmbejnë monedha të huaja dhe se kanë detyrimin të tregtojnë në lekë.

“Ajo që të lë pa mend është fakti që ndërkohë që leku forcohet, euro e dollari bie, në këto dyqane edhe më shumë se tregu, çmimet e produkteve të importit jo vetëm janë të larta, por janë të qëndrueshme të larta”, shkruan ai duke ngritur pikëpyetje nëse me këto parregullësi dhe mbifitime operatorët e tregut duhen taksuar më shumë.

Postimi i plotë i Erion Braçes

E diel sot. Sapo bëra pazarin e javës. Unë dal vetë të blej në tregje e dyqane.

Për çmimet, fjalët kanë mbaruar. Perimet dhe frutat e freskëta, vendase e të importuara, si edhe produktet e përpunuara, thuajse të gjitha të importuara, janë të shtrenjta dhe vijojnë të mbeten të tilla. Siç ju dëshmoj në video, këto çmime pasqyrojnë kostot e larta të prodhimit vendas, mungesën e mbështetjes dhe të bashkëfinancimit, si edhe një industri ushqimore thuajse inekzistente.

Por pasqyrojnë edhe një abuzim që të lë pa mend. E them realisht.

Shihni në video njoftimin e afishuar në një, dy, tre supermarkete për kursin me të cilin pranojnë euron dhe dollarin: 90 lekë për 1 euro dhe 77 lekë për 1 dollar.

Së pari, supermarketet, dyqanet dhe pikat e karburantit nuk janë të autorizuara të këmbejnë monedha të huaja. Ato kanë detyrimin të tregtojnë në lekë.

Por ka edhe më. Kursi që afishojnë është shumë më i ulët se kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë dhe ai i tregut të lirë: 91,56 lekë për 1 euro dhe 80,22 lekë për 1 dollar.

Ajo që të lë pa mend është se, ndërsa leku forcohet dhe euro e dollari bien — në këto dyqane edhe më shumë sesa në treg — çmimet e produkteve të importuara mbeten të larta.

Pra, tregtarët i marrin eurot më lirë, madje më lirë se kursi i Bankës së Shqipërisë dhe i tregut. Me këto euro blejnë produkte jashtë, i sjellin këtu dhe na i shesin me çmime që nuk pasqyrojnë rënien e euros apo të dollarit.

Pyetja që kam sot është: A nuk duhen taksuar më shumë këto mbifitime?!


        
 

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved