• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 22, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Afganët si shpjegues të fatkeqësisë opozitare

August 20, 2021
in Blog
        
 

Nga Mero Baze

Jo çdo e keqe vjen për keq. Kjo fatkeqësia e afganëve që po detyrohen të shpërndahen shtet më shtet, edhe pse vet nuk mbërrijnë dot deri në aeroport, i ka dhënë një ndihmë opozitarëve në Shqipëri. Shumë nga ata që ende nuk e pranojnë se kanë humbur as më 2017, as më 2019, as më 2021, tani kanë gjetur një shpjegim për humbjen e tyre, duke e lidhur me afganët.

Nëse lexoni komentet e politikanëve “ideologë” të opozitës, apo blogjet e tyre, do të kuptoni se “afganët”po përdoren për të shpjeguar gjithë fatkeqësitë e tyre. Dhe mbi të gjitha, fatkeqësinë e fundit, atë të futjes së familjes Berisha në “Listën e zezë” të SHBA.

I gjithë konspiracioni i ri i ndërtuar nga opozita lidhet me këtë lëvizje. Mungesa e mbështetjes amerikane për bojkotin e Parlamentit dhe bojkotin e zgjedhjeve lidhet me afganët që erdhën.

D.m.th sipas tyre, “amerikanët e kanë ditur që do të tërhiqen më 2021 dhe paskan bërë plan që të mbështesin Ramën që t’u pranojë afganët. Po kështu dhe më 2021”.

Por më e besueshme për autorët konspiracionistë të opozitës, është fakti që Rama ka negociuar marrjen e afganëve me futjen e Berishëve në “Listën e zezë”. Tani dhe vonesa e ardhjes së afganëve po lidhet me “negocimin që të futet dhe Meta në këtë listë.”

E di që është shumë joserioze ta marrësh seriozisht gjithë këtë dhe aq më shumë të shkruash për këtë, por e vërteta është se opozita është bërë aq joserioze, sa nëse shkruan për të, je i detyruar të përshkruash se çfarë mendon ajo.

Ajo sot e gjithë ditën mendon pikërisht këtë. Ajo ende nuk ka një qëndrim vetëkritik për veten, ende nuk e kupton se SHBA nuk është një mbështetëse e Shqipërisë, që blihet me afganë, dhe aq më tepër që nuk e kuptojnë se shpikja e armiqve të jashtëm për humbjet e tyre do t’i lërë gjithë jetën në opozitë, pasi nuk vlerësojnë realisht “armikun” e brendshëm.

Po të ishte kaq e thjeshtë, Berisha që pranoi iranianët më 2012, do ta kishte të sigurtë mandatin më 2013 dhe Rama nuk do të vinte kurrë në pushtet.

Por kur shikoj se dhe media e të birit të tij është e mbushur me këto komente, më shkon mendja që dhe ai mund ta ketë besuar vërtetë këtë përrallë më 2012, ndaj dhe humbi me 1 milion vota.


        
 
Next Post

Kur vjen Bregoviç në kohën e Berishës është "ok", madje bëjmë dhe foto: Tani është tradhti….

“Kukësi digjet, Gjici përdridhet”, Bashkia i përgjigjet Berishës: Fosile Dixhitale, kryetari po marton djalin

Do reagoj më fort po më kërcënuat o qelbësira! Mirë që Rama i largoi nga politika por i ka tronditur dhe nga psiqika: Zbulimi i fundit i "demokotit" Kaç Islami! Ja pse SHBA lejon Ramën të "vjedhë" opozitën

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In