Agim Hushi, i cili jeton prej vitesh në Austri, ku thotë se po “dergjet i vuajtur” në emigrim për shkak të Edi Ramës, i ka shkruajtur një letër ministers Besa Shahini, e cila paralajmëroi faktin se nuk do të jetë më minister pas përfundimit të këtij mandati.
Në fakt Gimi fatkeqesisht “dergjet në emigrim” për faj të kokës së tij, sepse zoti i ka dhënë zërin dhe i ka cunguar intelektin. Hushi priste të ishte në rolin e Shahinit, meqë shkëlqente në “tralala”, por fatkeqësia e tij …nuk shkëlqen në dituri.
Tani sulmon, sepse ëndërron krahë Lulzimit, duke ngrënë pula si në foton e mësipërme, që fati t’i buzëqeshi dhe t’i ndryshoi, me ardhjen në qeverisje një kastë si e tij dhe e Lulzimit, që nuk duhen mend por “tralala”, gjë që shumë e vështirë të ndodhi, sepse fatkeqësisht ka ndryshuar populli. Këtë gjë Gimja nuk e di sepse, dergjet në emigrim dhe deri sa të shërohet e të ngrihet nga shtrati do kenë kaluar vite.
Ja dhe statusi fyerës pë ministren Shahin dhe alegoria për gjithë kosovarët
“Letër e hapur shoqes Besa Shahini. Përshëndetje shoqja Besa.
Po ju shkruaj si shqiptar i emigruar larg dhe për arsye qe s’do te doja t’ju vija në pozitë të solidarizoheshit me mua!
Por po ju them që ndodhem kaq larg prej qeverisë që ju përfaqësoni dhe për turpin e saj!
Ju mbase për mire apo nga se u ndjete e “privilegjuar” zgjodhët t’i shërbeni një personi me elokuence qeverisese të dyshimtë dhe ndoshta e menduat si kohen tuaj këtë!
Por për mendimin tim zgjodhët kohën e gabuar dhe i bëtë dëmin më të madh të mundshëm arsimit shqiptar.
Ndoshta ju mund te justifikoheni se sakrifikuat dhe u lodhët pafund.
Me vjen keq t’ju them se askush nuk ua kërkoi sakrificat dhe këtë lodhje që e betë për të sfiduar papjekurine tënde profesionale.
Thënë figurativisht ju ishit aktore e një regjisori të dështuar dhe skini si të na bindni për mosdeshtimin tuaj ministror.
Se fundmi me lejoni qe t’ju tjem se deshira juaj per te lene Shqipërinë pasi të mbaroni mandatin tuaj si ministre ishte shumë fyese për të gjithë ne si shqiptarë!
Gjë qe tregoi se ju nuk e keni dashur kurrë kete vend!
Gjë qe na konfirmoi shkëputjen tuaj me themel nga kjo toke!
Nuk ju fajësoj! Ju realisht i përkitni nje toke tjetër dhe bëni mire që ktheheni në shtëpinë tuaj pavarësisht se jemi një atdhe!
Por ky akt i te papërgjegjshmit shqiptar nxorri në pah një zhgënjim të madh që rëndoi mbi shqiptarët dhe nxënësit tanë!
Uroj të gjeni kurajo t’i shihni gjerat ne sy siç janë!
Sinqerisht, Agim Hushi”, shkruan tenori Hushi. /Ekskluzive.al