• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

Ajo i tha ‘k*rvë’, Merita merr thikën e mishit dhe i sulet Elvirës ne Tirane

April 13, 2018
in Kronike
        
 

Policia ka arrestuar një 45 vjeçare një ditë më parë, e cila quhet Merita T., pasi rezulton e dënuar me burg nga Apeli i Tiranës.

“Dje, u ndalua shtetësia në kërkim M.T., 45 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Ajo u arrestua fillimisht në 9 nëntor të vitit 2015, pasi rreth orës 4 të asaj pasdite, plagosi me thikë Elvira Ç., në rrugën “Fabrika e Qelqit”, në Kombinat

Në 2016-ën, 45-vjeçarja u dënua me 3 vjet heqje lirie nga gjykata e Tiranës. Procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar. Një vit më vonë, Apeli i zbuti dënimin me 12 muaj.

Konflikti mes Merita T. dhe Elvira Ç. ndodhi për shkaqe banale, thuhej asokohe në njoftimin e policisë, që pasqyronte ngjarjen.

Referuar hetimeve të Prokurorisë së Tiranës: konflikti mes dy femrave është shënuar në rrugën para banesës së të pandehurës, në zonën e Kombinatit.

Fillimisht, ato janë konfliktuar me fjalë me njëra-tjetrën dhe më pas, Merita ka kaluar në veprime fizike, duke e qëlluar me një mjet të mprehtë tjetrën. Në deklarimet e saj para oficerëve të Policisë Gjyqësore, 45-vjeçarja ka pohuar se ditën e ngjarjes ajo po përgatiste drekën, kur para shtëpisë së saj ka kaluar e dëmtuara, e cila e kishte ofenduar me fjalë të ulëta, si k… e të tjera.

Sipas Merita T., siç ishte me një thikë në dorë me të cilën po qëronte patate, ka dalë te dera e banesës dhe e ka pyetur se përse e shqetësonte. Referuar deklarimit të 45-vjeçares, e dëmtuara ka vijuar ta fyejë me të njëjtat shprehje. Në këtë moment, ajo i është afruar dhe e ka qëlluar me thikë në krahë. Më tej, ka rrëfyer se konfliktin me Elvira Ç. e kishte që prej vitit 1997 dhe se për vite me radhë ofendohej e ngacmohej prej saj.


        
 
Next Post

Ishte e lumtur se kishte gjetur miq të vërtetë, u përdhunua në grup nga “miqtë e saj” (Foto)

Prekëse/ Ajo vdiq pak javë para dasmës, por arriti të shpëtojë 3 jetë. Ja veprimi heroik i 28-vjeçares (Foto)

"Fundi i Botës çështje ditësh", ekspertët shkaktojnë polemika

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In