• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Aksidentet përgjakën rrugët në korrik, rritje me 26% krahasuar me 2025-ën! INSTAT: 235 të vdekur ose të plagosur vetëm në një muaj

28/08/2026
in Aktualitet, Dosja X, Kronike
        
 

Kamioni pompë betoni që po lëvizte nga Farka në drejtim të TEG-ut për të dalë në autostradën Tiranë-Elbasan, përfundoi poshtë mbikalimit, në anën tjetër të rrugës, më 22 korrik. Ky është një prej aksidenteve më të rënda të ndodhur muajin e tetë të vitit, gjatë të cilit rrugët u përgjakën nga veriu në jug edhe në raste të tjera tragjike. Sot ‘Audi’ përplas për vdekje 13-vjeçarin me monopatinë në Lezhë…

Korriku i këtij viti shënon një rritje të ndjeshme të aksidenteve rrugore në vend. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, të përpunuara nga INSTAT, gjatë muajit korrik 2026 u regjistruar 165 ngjarje rrugore, me 235 persona të vrarë dhe të plagosur. Shifrat tregojnë përkeqësim të situatës krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në korrik 2025 u regjistruan 131 aksidente, me 194 persona të aksidentuar. Pra, numri i aksidenteve është rritur me 34 raste, ose rreth 26%, ndërsa numri i personave të aksidentuar është shtuar me 41 persona, që përkon me një rritje prej rreth 21%.

165 aksidentet e korrikut 2026 përbëjnë një nga nivelet më të larta të regjistruara për muajin korrik gjatë viteve të fundit. Grafiku i INSTAT tregon se vetëm korriku i vitit 2024 ka shënuar një nivel më të lartë, me rreth 170 aksidente. Në korrik 2025, ndërkohë, numri kishte zbritur ndjeshëm në 131 raste, përpara se të rikthehej në rritje këtë vit. Të dhënat mujore pasqyrojnë një tjetër tregues problematik, rritja e aksidenteve në korrik vjen në një periudhë kur trafiku rrugor është veçanërisht i ngarkuar për shkak të sezonit turistik dhe lëvizjeve të shtuara në akset kombëtare.

Tendenca në rritje e aksidenteve nuk është vetëm e muajit korrik. Sipas INSTAT, gjatë periudhës janar–korrik 2026, numri i aksidenteve rrugore në vend është rritur me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Politika e Policisë Rrugore gjatë muajve të fundit është përqendruar te ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve duke përdorur teknologjinë, përfshirë radarët dhe makinat inteligjente. Megjithatë, trendi i aksidenteve në rritje mbetet të jetë problematik. Autoritetet synojnë që në vijim, me vendosjen edhe të kamerave inteligjente me projektin “Smart City” të përmirësojnë statistikat. Synimi është përgjysmimi i aksidenteve deri në 2030-ën, por me shifrat aktuale, parashikimi duket i largët.


        
 
Next Post

Pse Italia kërkon të punësoi ish punonjës të "Fasonerive" shqiptare?

SHBA: Minat detare iraniane u hoqën me sukses nga hormuzi! Trump vijon këmbënguljen: Ngushtica, territor amerikan

Vizita e shefit të CIA-s në Moskë, Trump: Një angazhim normal pune! Fola me Putinin, ai nuk do ta sulmojë NATO-n

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved