• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Video Lajm

Aksidenti tragjik apo vetëvrasje?! Vdesin 2 nëna dhe 6 fëmijët (Foto)

April 2, 2018
in Video Lajm
        
 

Një furgon u rrëzua në një greminë, ku për pasojë humbën jetën dy nëna dhe gjashtë fëmijët e tyre të birësuar. Është kjo ajo që ka ndodhur në California, SHBA, ndërkohë që policia nuk ka konstatuar shenja frenimi dhe as ngadalësimi.

Por makina përfundoi në oqeanin Paqësor, duke u përplasur egërsisht me shkëmbinjtë.

Policia vijon intensivisht hetimet lidhur me aksidentin e ndodhur më 28 mars, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet për vetëvrasje në masë. Natën e së premtes, u hoq dorë zyrtarisht nga kërkimi i trupave të tre nga gjashtë fëmijët për shkak se nuk u gjetën askund, duke u deklaruar të zhdukur.

Familja ishte e përbërë nga dy gra lesbike 38-vjeçare, të martuara prej dhjetë vitesh dhe nëna adoptive të gjashtë fëmijëve me moshë nga 18 deri në 12 vjeç, të cilët ishin ulur në sediljet e pasme.

Dy gratë Jennifer dhe Sarah Hart, gjetën vdekjen e menjëhershme, ashtu sikundër tre nga gjashtë fëmijët. Aksidenti nuk kishte dëshmitarë, por u zbulua vetëm nga një kalimtar i cili po kalonte në rrugën panoramike.

Fqinjët e dy grave, Briue dhe Dana Dekalb kishin telefonuar entin për mbrojtjen e fëmijëve, për të denoncuar keqtrajtimet, por kur ata mbërritën shtëpia ishte bosh. Familja ishte nisur për një shëtitje, nga e cila nuk u kthyen kurrë.

Zonja Dekalb deklaroi se njëri nga fëmijët, 14-vjeçari Devonte, kishte shkuar në shtëpinë e tyre për tu kërkuar nëse mund të fshihte ushqim pas kangjellave të tyre, për shkak se nënat i linin pa ushqim si ndëshkim.

Ndërkohë vajza Sierra, kishte shkuar në shtëpinë Dekalb, duke deklaruar se një nga nënat e rrihte egërsisht, shkruan noa.al.

Një nga gratë Sarah, kishte pasur probleme me ligjin edhe në vitin 2011, kur ishte deklaruar fajtore për rrahjen e njërës nga vajzat, por më tej kërkoi ndjesë duke thënë se kishte humbur durimin.

Megjithatë miqtë e tyre thonë se dy nënat i çonin shpesh dy fëmijët për ekskursion në male, në kamping apo stërviteshin në ajër, duke shfaqur anën e dashur të mëmësisë. /NOA.al


        
 
Next Post

E frikshme! Taksat e "financierit" Ahmetaj mbyll 3600 biznese për 3 muaj: Falimentimi rritet me 45% duke e çuar ekonominë në kolaps

Tiranë, 52-vjeçari i jep fund jetës

“Bëhu gati se do të…” ! Pedagogu reagon pas publikimit të bisedave me studenten

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In