Astrit Çerma është një nga artistët më të njohur të vendit dhe një nga aktorët kryesorë të Elbasanit, por që sot jeton në SHBA.
Edhe pse shumë larg vendit, Çerma nuk ka ndenjur indiferent para ngjarjes së djeshme ku është vrarë një elbasanlli 24 karatësh si Pjerin Xhuvani.
Çerma, një qytetar autokton, ka ngacmuar pikërisht Flutura Açkën, gjthashtu qytetare e Elbasanit, që nuk ka thënë asnjë fjalë për vrasjen e një personi, trashëgimtar i një nga familjeve më të njohura të qytetit.
“Z. Flutura Açka. Vdekia është dhimbje.
Dhe ti, fatkeqësisht e ke ndier më hithshëm se shumë të tjerë këtë.
Në se nuk “mundeshe” të gjesh një fjalë dhimbje për “të ikurin”, ose dy fjalë ngushullimi për të dashurit që ai la pas, dhe, që, si elbasanase që je, besoj se i njeh shumë mirë, më mirë do të bëje të heshtie…A.Çerma”, shkruan aktori i njohur.
Ai ndërkohë, ka një thirrje edhe për Ilir Metën:
“Ju kujtohen kërcënimet në 2019 me “luan e me mace”, me “trima presidence dhe lagaraqe qeverije”, me “rrëzime puçi grushta shteti dhe me ngritje dy gishtash shteti”, me “tërrti e vërrti” alla trimi presidenti..
Ju kujtohet kur burralecë si kapidoni i Sal-eh i Vuçidolit, toria Lul-ush i Tironës dhe sidomos ky hajduti Iliri i Skraparit që, po nga kjo Presidencë, hungërriu duke kërcëllitur dhëmbët se do të bëjë “namin” si Ajlende, Vojo Kush, Avni Rustem e Tarzan…..
Ëë? .Ju kujtohet?! He…
– Cëërr…Cërr, cërrr..- cicërriti një telefon at’here, edhe këta trima, bishtin nuk e futën nën shalë, por, mender jush, në atë vërën nga pas dhe, me vërën tjetër që kanë lartë në poçe, filluan në kor të mjaullijnë për qetësi dhe harmoni.
Bili, bile, Iliri i Presidencës, më 2 mars ftoi qytetarët të mbajnë në duar “lule mimoza të freskëta”…
Edhe në letrën e tij dërguar policisë, Iliri i Metajve u shpreh se:
“Policia e Shtetit, nuk është e ftuar të marri pjesë në këtë manifestim sepse, qëllimi i këtij manifestimi do të jetë paqësor”.
Mos u mërzisni..
Në mos ka rënë mbrëmë, “cërr, cërria,” do bjeri sot…
Ah kjo “cërria, .kjo cërria…
Kjo cërria më kujton një thënije nga im at:
“O Hajdar!
Mblidh or menien, mo u ba gomar..
Ti s’ke takat të ngresh përpjetë brekët
Më shet porthë me…dyfekët”