Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura nga përfaqësues të PD-së, për zgjedhjen në universitete.
Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri rendit tre arsye se pse akuzat e PD-së, nuk qëndrojnë.
Sipas Kulurit, në zgjedhje kane marre pjese 90% e pedagogeve shume prej te cileve te atashuar pranë Partise Demokratike.
Po ashtu, ai thekson se vetë Basha nuk e çoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Arsimin e Lartë, sepse ishte përgatitur nga “miku i tij liberal”.
Gjithashtu ai thekson se në proces kane marre pjese 12% e studenteve nga 15% ne procesin e meparshem.
“Kur sulmojne zgjedhjet njerez qe nuk jane zgjedhur ndonjehere!
Dje ka dale ndonje “ze” nga PD qe ka quajtur “politike” zgjedhjet ne universitete! Jo vetem qe ndonje prej ketyre zerave nuk ka dhene as nje ore mesim ne fakultet gjate jetes se vet, duke mos ja pasur idene sistemit universitar, por ben disa gabime te tjera! Nuk jane zgjedhur vete as edhe nje dite ne PD, por qendrojne te emeruar mbi nje dekade per hir te sherbimeve ndaj kryetarit!
LEXO EDHE: Lulzim Basha nuk është PD-ja
E para ne zgjedhjet e djeshme kane marre pjese 90% e pedagogeve shume prej te cileve te atashuar prane Partise Demokratike. Disa prej tyre per me teper jane zgjedhur shefa departamentesh ne fakultete dhe anetare te senateve te universiteteve!
Se dyti, ne proces kane marre pjese 12% e studenteve nga 15% ne procesin e meparshem. Vota e studenteve ndikon 10% ne numrin e pergjithshem te votave per kandidatet.
Se treti, Partia Demokratike nuk e coi asnjehere Ligjin Per Arsimin e Larte qe e ka “bere corap” sistemin ne Gjykate Kushtetuese, pasi ky ligj ishte pergatitur nga “miku liberal” i kryetarit te PD dhe shefi i disa prej anetareve te kryesise se PD te zgjedhur ne 2014!
Pra edhe nje here nuk ka as qendrim te unifikuar e as njerez te duhur per te bere opozitarizem te vertete dhe serioz, sidomos ne nje ceshtje kaq te rendesishme si arsimi i larte!
“Njeri gozhdes e tjetri patkoit”! Politika eshte moral, koerence, vendosmeri dhe inteligjence! Perndryshe vetem propagande! “-shkruan Edvin Kulluri./ CNA.al