• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Albin Kurti kundër Ramës, por po e imiton shëmtuar

May 27, 2021
in Blog

        
 

Ka një Albin Kurti krejt tjetër nga ai idealisti dhe rebeli në opozitë, që kundërshtonte për gjithçka dhe madje përdori me formacionin e tij VV deri gazin lotsjellës në parlament. Ndërsa kohë më parë, kur e gëzonte pozitën e opozitarit, ai mundohej t’ia bënte jetën e vështirë kujtdo në fuqi, tashmë ka ardhur koha e tij si kryeministër për të përballur opozitën, që duhet thënë se ende nuk i karikuar bateritë e veta.

Megjithatë gjuha cinike e z.Kurti nuk është ndalur dhe ka shkuar më tej se paraardhësit e tij kur tashmë nga foltorja është shprehur se: Opozita është e paaftë dhe se Qeveria që ai e udhëheq ka vetëm një problem, që sipas tij është mungesa e kritikës!

“Unë këtu shoh një lloj paaftësie për të bërë kritikë. Ky është problemi. Edhe rreziku më i madh për Qeverinë tonë është mungesa e kritikës. Ne s’kemi rrezik tjetër. E ju keni nevojë ose për paragjykim ose për shpifje që të na bëni kritikë që, duke qenë se bazohet në shpifje ose paragjykim, nuk është më e tillë. Ky është problemi. Ky është problemi ynë, se ju duket se nuk e konsideroni problem”, u shpreh Kurti.

Ndonëse ka një shemri të lodhshme Rama-Kurti që u përmirësua pak ditë më parë nga takimi informal i dy liderëve në Bruksel, kryeministri i Kosovës është në udhë të kolegut të tij nga Tirana. E para nga besueshmëria që ka në publik dhe e dyta nga cinizmi me kolegët e tij. Veçse ndryshe nga parlamentarët shqiptarë, që u viktimizuan nga Rama para shumë muajsh dhe lanë pa asnjë arsye parlamentin, kolegët kosovarë deri më tani në parlament kanë parë dhe provuar mbi kurriz shumë lloje cinizmi.

Lirshmëria e retorikës në foltore e bën Kurtin të dallohet mes shumë syresh, por nga ana tjetër të mos kuptojë dhe pasojat për shumë nga thëniet e tij, që pas 100 ditëve të qeverisjes do të përballet me kritika shumë më të strukturuara. Ashtu si Rama në deklaratat e tij mund të abstragojë sepse përballë ka në jo pak raste parlamentarë shumë më inferiorë ashtu si nga ana tjetër ka pushtet pa fund. Për fatin e tyre ishin shqiptarët e këtej dhe andej kufirit që u kanë besuar. Dhe, kjo, i bën të dy të manovrojnë dhe përtej premtimeve.

Së fundmi, kritikuesi i të ashtuquajturit Mini-Shengen, Kurti besohet se po bën një nismë për nënshkrimin e një marrëveshje për lirinë e lëvizjes së qytetarëve mes Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës. Ashtu si bën aludime të çuditshme për njerëzit e luftës. Procese, që vërtetë duhet të vlerësohen porse në Kosovë, dikur ai dhe sidomos militantët e tij, i kundërshtonin frikshëm. Për Ramën ka mbetur ende përcaktimi se ishte në dijeni dhe madje pjesë e planeve për ndryshimin e kufijve të Kosovës por ende sot mbetet e papranuar prej tij dhe madje e kundërshtuar dhe nga SHBA-të, paçka se burime të ndryshme alternative e pohojnë.

Veçse Kurti nuk ndalet dhe falë numrave të zgjedhjeve po kap çdo segment të shtetit të Kosovës dhe kjo mund të justifikohet për pritjen e zbatimit të programit të VV, që ka hasur jo pak kritika. Ose si do e shprehte zëdhënësi i PDK-së, Tahiri në seancën e fundit parlamentare: “Në emër të shkapjes së shtetit të punohet me ngulm me urgjencë për kapjen e institucioneve në këtë rast të ARKEP dhe AKP të cilat i keni futur me urgjencë në rend dite”. Çka do të thotë se institucionet tashmë do dergjen nën pushtetin e tij.

Po a nuk po bën çdo ditë vallë Rama të njëjtën gjë në Shqipëri? Dhe, me sa duket Kurti ka çfarë të mësojë nga kinse kundërshtari i tij, që i bëri aq shemri gjatë zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, sepse tek e fundit nuk ndryshojnë shumë: Pushteti ua ka veshur sytë. Vetëm se me një dallim jo aq të vogël: Idealisti Kurti duket se po imiton shëmtuar udhën e Ramës. /Nga Ben Andoni


        
 
Next Post

21 Janari: Si e shantazhoi prokurorinë Sali Berisha për mbulimin e krimit

SKANDALI/ Basha zhduk listat: Anëtarësia e PD-së zvogëlohet papritur me 28 mijë anëtarë para zgjedhjeve për kryetar (shifrat krahasuese)

Edi Rama sulmon BE-në: Ka marrë “peng” Kosovën se ashtu do Serbia, kjo është e turpshme

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In