• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

Albin Kurti shikon ëndrra: Në pranverën e vitit të ardhshëm pritet njohja e ndërsjellë me Serbinë!

November 26, 2022
in Diaspora
        
 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që të kujton atë mes dy Gjermanive pas Luftës së Dytë Botërore, duhet të mundësojë integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara.

Negociatat për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç thekson ai, bazohen në ofertën e Bashkimit Evropian, e cila u përkrah nga Berlini dhe Parisi.

Ai theksoi se pas shpalljes së pavarësisë, Republika e Kosovës u bë shtet normal, por Serbia nuk ishte dhe se, siç thotë ai, kjo është çështje e popullit serb. Problemi, sipas Kurtit, është të besohet se Aleksandar Vuçiç do ta respektojë marrëveshjen.

Ai beson se nuk do të jetë e lehtë, por as e pamundur, ndërsa shton se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmban elemente të marra nga modeli i dy Gjermanisë, i cili mundësoi anëtarësimin e tyre në organizatat ndërkombëtare.

Por, krahas marrëveshjeve mes dy vendeve, shton ai, është e nevojshme edhe përballja me të kaluarën. Në përkujtim të vrasjeve politike të Ivan Stamboliçit, Zoran Gjingjiçit dhe Oliver Ivanoviçit, Kurti thotë se Serbia nuk ka të ardhme evropiane pa u distancuar nga Millosheviçi, por edhe nga Rusia zyrtare, pra siç thekson ai, presidenti despotik Putin.


        
 
Next Post

VIDEO-MESAZHI i Mohamed Alabbar: Në Portin e Durrësit do të bëhet më e mira e të mirave!

Kokaina në Fier, futbollisti që mori për nuse të bijën e të fortit të Rrugës së Kavajës

Amaneti i saj…! Mes lotëve, gazetarja kujton motrën e ndjerë: E humba 10 vite më parë, më këputi krahët!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In