Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka publikuar pak çaste më parë një video nga protesta e ditës së djeshme, e cila u organizua pas përdhunimit të 15-vjeçares nga roja i shkollës. Një protestë ku u bërë të gjithë bashkë për një kauzë tepër të rëndësishme.
Spahiu shkruan krahas videos se kjo protestë qytetare pati 10 herë më shumë pjesëmarrje sesa protesta para Tetarit, sipas tij, nga Aleanca e Qelbësirave dhe Aleanca për Teatrin.
“#krahaso: Protesta qytetare dje, pati 10 herë më shumë pjesmarrje, krahasuar me mitingun para Taatrit që bën Aleanca Qelbësirave dhe Aleanca për Teatrin.
20 parti nuk mblodhën dot, aq njerëz sa dje në këtë shesh me thirrjen e disa grave qytetare pa parti”, shkruan Spahiu.