Ndaj kreut të PL-së, Ilir Meta, i cili është thirrur dje në SPAK, ka disa kallëzime.
Në prill të vitit 2022, SPAK-u ka rihapur dosjen e CEZ-DIA të vjedhjes së parave publike. Hetimet po ndiqen nga vetë drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, dhe Arben Kraja.
Një kallëzim ka lidhje me çështjen e lobimit në SHBA me 670 mijë USD.
Këto para nuk janë deklaruar nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
Kjo është çështje është në duar të SPAK-ut që prej gushtit 2022.
Meta dhe bashkëshortja e tij, janë denoncuar në SPAK edhe nga avokati Idajet Beqiri, mosdeklarimin e parave të shpenzuara për shërbime estetike nga çifti, në një klinikë në San Marino dhe Austri.
Një tjetër denoncim ndaj Metës është bërë edhe për pastrim parash fshehjen e pronësisë së godinës së LSI-së.
Në 25 korrik, SPAK-u ka regjistruar një tjetër procedim penal nr. 137, për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash, ku të kallëzuar janë Ilir Meta, Monika Kryemadhi, vëllai i Monikës, Drini Kryemadhi dhe vjehrri i Drinit, Nuri Peti.