Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se në kuadër të Projektit Drejtësi për të Gjithë i USAID, Këshilli i Lartë Gjyqësor i Shqipërisë është pajisur me një aplikacion të ri në rrjet i cili ndihmon në vlerësimin e shpërndarjes së burimeve për gjykatat në të gjithë vendin.
“A e dinit se Projekti Drejtësi për të Gjithë i USAID-it u ndërtua për të mbështetur Shqipërinë në pasjen e një sistem gjyqësor të sigurtë dhe të besueshëm!
Për këtë qëllim, USAID ka pajisur Këshillin e Lartë Gjyqësor të Shqipërisë me një aplikacion të ri në rrjet i cili ndihmon në vlerësimin e shpërndarjes së burimeve për gjykatat në të gjithë vendin.
Përmes kësaj platforme inovative, Këshilli i Lartë Gjyqësor është në gjendje të përcaktojë se ku ndodhen gjykatat dhe të vlerësojë sa gjyqtarë nevojiten në një juridiksion të caktuar.
Një sistem gjyqësor efikas dhe efektiv do të mbështesë luftën kundër korrupsionit dhe do të forcojë mundësitë e biznesit të SHBA në Shqipëri.”, njofton Ambasada Amerikane.