Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pasi DASH e ka shpallur Ardian Dvoranin si mes 12 personaliteteve kampionë në botë në luftën kundër korrupsionit.
“Urime Ardian Dvoranit nga Shqipëria për përzgjedhjen si Kampion Kundër Korrupsionit”, shkruan ambasada.
Departamenti Amerikan i Shtetit, e cilësoi ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin, mes 12 kampionëve në luftën ndaj korrupsionit.