Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar pas miratimit në seancën plenare të rezolutës kundër antisemitizmit me 111 vota pro.
Në një postim në Twitter shkruhet se sot Shqipëria vazhdoi traditën e gjatë në luftën kundër urrejtjes.
Gjithashtu amabsada amerikane shprehet se është krenare që e quan Shqipërinë një partnere dha aleate.
“ Sot, parlamenti miratoi përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për antisemitizmin. Ky akt vazhdon traditën e gjatë të Shqipërisë në luftën kundër urrejtjes.
Na kujton gjithashtu historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësisht rrezikut. Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë Shqipërinë një partnere dhe aleate ndërsa vazhdojnë angazhimin e tyre për dinjitetin e çdo individi”, shkruhet në postimin e Ambasadës në Twitter.