• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

AMP bën bilancin për muajin korrik: 11 persona të arrestuar, mes tyre 8 punonjës Policie! Referuam në Prokurori 54 efektivë

10/08/2026
in Aktualitet
        
 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë bilancin e veprimtarisë për muajin korrik 2026, ku ka theksuar se janë arrestuar 11 persona, 8 prej të cilëve punonjës policie.

Përmes një njoftimi, AMP bën të ditur se gjatë muajit korrik gjithashtu janë kryer 54 referime në Prokurori për nisjen e hetimeve ndaj 54 punonjësve të Policisë.

Sipas të dhënave të Agjencisë, 15 prej tyre janë punonjës policie të nivelit të parë drejtues, ndërsa 39 janë punonjës policie të nivelit zbatues.

Sa i përket veprave penale, AMP evidenton disa kategori kryesore të çështjeve të referuara. Ndër to përfshihen shpërdorimi i detyrës, veprimet arbitrare, dëmtimet e tjera me dashje dhe kanosja, si dhe shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas të dhënave të publikuara 54 çështjet e referuara klasifikohen në:

Shpërdorimi i detyrës: 14 çështje ndaj 15 subjekteve;

Veprime arbitrare, dëmtime të tjera me dashje dhe kanosje, etj.: 25 çështje;

Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor: 5 çështje ndaj 5 subjekteve dhe 1 shtetasi.

111 ankesa të trajtuara

Gjatë korrikut, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka administruar gjithsej 111 ankesa të trajtuara.

Nga këto, 15 raste janë ankesa të bazuara, 62 raste janë ankesa të pabazuara, 32 raste nuk provohen, ndërsa në 2 raste janë hapur dosje penale.

Përveç tyre, AMP ka administruar edhe 160 ankesa administrative.

420 telefonata gjatë muajit

Në bilancin e korrikut janë pasqyruar edhe të dhënat e linjës së komunikimit me qytetarët. Në total janë regjistruar 420 telefonata, prej të cilave:

253 brenda fushës së AMP-së;

104 jashtë fushës së AMP-së;

63 telefonata ku është dhënë informacion.

Procedime disiplinore

Komisioni Disiplinor i AMP-së ka marrë vendime për disa raste të punonjësve të policisë.

Për 6 punonjës policie, Komisioni ka vendosur fillimin e hetimit disiplinor për shkelje të rëndë.

Për 1 punonjës policie, është vendosur mosfillimi i hetimit disiplinor, pasi shkelja nuk është provuar.

Ndërkohë, për 26 punonjës policie dhe 2 punonjës të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), Komisioni është në fazën e shqyrtimit të dokumentacionit.

3 inspektime të kryera

Gjatë muajit korrik 2026, AMP ka zhvilluar gjithashtu 3 inspektime, nga të cilat 1 i planifikuar dhe 2 të paplanifikuara, me objektiv verifikimin e veprimtarisë së strukturave të Agjencisë.

Bilanci i publikuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasqyron aktivitetin e institucionit gjatë muajit korrik, përfshirë hetimet, procedimet disiplinore, trajtimin e ankesave dhe komunikimin me qytetarët.


        
 
Next Post

Nga heqja e patentës, tek gjobat me shifra të frikshme: Prezantohen ndryshimet e reja në Kodin e ri Rrugor

“Ferri i zjarreve” përfshin Kanadanë dhe Amerikën e Veriut: Mijëra njerëz largohen nga shtëpitë

Video/ Zuckerberg përballet me yllin e UFC-së në mes të Liqenit Tahoe, Dvalishvili e hedh në ujë

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved