• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Analisti Ilir Yzeiri: Sali Berishën e Ilir Metën i bashkojnë krimet e së shkuarës, gjenden në të njëjtën “qeli” të ndërgjegjes

May 10, 2021
in Blog
        
 

Analisti Ilir Yzeiri, i ftuar në Top Talk, tregon të përbashkëtat midis dy politikanëve kryesorë në vend, sipas tij.

Yzeiri argumenton se është e shkuara ajo që bën bashkë ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe presidentit, Ilir Meta.

Sipas tij, mënyra e të bërit politik të Berishës, krahasohet me triologjinë dramë-komedi-tragjedi. “Sali Berisha e nisi aktivitetin e tij me tragjedinë e ’97-ës.

U bë dramatik dhe pak tragjik, me ato që bëri në qeverisjen e tij të dytë, në vitet 2005-2013. Prodhoi “Gërdecin”, ngjarjet në bulevard.

Tani është kthyer në personazh komik, ato që rendit ai. Fjala “thesar”, që ai përdor nuk merret vesh. E ka për Ilir Metën apo e ka për Edi Ramën. Ligjërimi i tij nuk është normal, është një përzierje emocionale fjalësh.

Është përroi i ndërgjegjes, ku rreshtohen fjalë, që kanë ngarkesë negative dhe i vishen të gjitha një njeriu. Jo se ai është i tillë, por ashtu e shikon Sali Berisha.

Për fat të keq, e shikon ashtu siç sheh të gjithë ata që i quan kriminelë. Prandaj, fjalët që i thoshte dikur Ilir Metës, që e quante grabitësi i thesarit, ia thotë sot Edi Ramës.

Ka kaq kohë që kërcënon dhe nuk bën dot asgjë Berisha me këtë narrativë”, thotë ai.

Sipas analistit, “të dy çfarë nuk i kanë bërë njëri-tjetrit dhe tani ndërgjegja jo e qetë i ka bashkuar: “Sali Berisha nuk bën gjë tjetër, veçse rreshtohet me Ilir Metën, që janë dy politikanët që i kanë shkaktuar gjithë këto tragjedi dhe dhimbje këtij vendi.

Këta të dy i kanë bërë njëri-tjetrit atë që nuk ka bërë asnjë tjetër, Ilir Meta e ka futur në burg, Sali Berisha e ka akuzuar për krime monstruoze, tani gjenden bashkë.

Ajo që i ka bërë bashkë këto dy personazhe, që nuk kanë lënë gjë pa i bërë njëri-tjetrit, është vetëm krimi i fshehur politik që këta të dy kanë në nënvetëdije. I ka bërë miq. Të dy gjenden në të njëjtën “qeli” të ndërgjegjes”.


        
 
Next Post

Gruaja pretendon se është rrëmbyer nga alienët, thotë se ka dhe fakte

Ekzekutimi mafioz në Vlorë: Pista kryesore, misteri dhe e shkuara e “The Boss”

Mbërrijnë mbi 11 mijë doza Pfizer, Rama: Çdo javë do të vijnë vaksina antiCovid

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In