• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Anëtarësimi/ Debate në Parlamentin Europian për dosjet “184” dhe “339”

June 22, 2020
in Aktualitet, Debat
        
 

Debate të gjata në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian ku flitet për anëtarësimin e Shqipërisë, ku ndër më kryesoret nga diskutimet kanë qenë shembja e Teatrit Kombëtar, Reforma Zgjedhore dhe Reforma në Drejtësi.

Sipas fjalimeve të disa eurodeputetëve, gjyqësori në Shqipëri është ende i brishtë për të dënuar zyrtarë të lartë të korruptuar dhe për këtë u përmendën dosja “184” dhe dosja “339”, si një kërkesë që Shqipëria duhet të plotësoj për të treguar se zyrtarët e lartë që kanë shkelur ligjin mund të dalin përpara drejtësisë.

“Lufta kundër k.rimit të organizuar dhe hetimi i kujtdo që është përfshirë në shitblerjen e votave janë 2 nga 15 kushtet e BE që Shqipëria duhet të përmbushë përpara nisjes së konferencës së parë mdërqeveritare për negociatat e anëtarësimit,” tha eurodeputeti Gahler.

Po kush janë dosja “184” dhe “339”:

Dosja “184” u hap pas kallëzimit të Partisë Demokratike në fushatën për zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Dibrës në 2017. Publikimi i përgjimeve nga gjermanja Bild në kulmin e krizës politike vjet, i dha edhe më shumë jehonë. Sot asnjë politikan nuk është hetuar, ndërsa organi i akuzës në çdo nivel vijon të shpallë moskompetencën. Dosja “184” është dosja në të cilën u përfshinë në përgjime kryeministri Edi Rama, disa ministra dhe zyrtarë të lartë. Sipas pretendimeve të opozitës, në këto përgjime shihet qartë k.rimi elektoral me shitblerjen e votës dhe pazaret në zonën e Dibrës.

Sërish gazeta gjermane Bild publikoi disa përgjime, pjesë të dosjes “339” ku shfaqen në komunikime të drejtpërdrejta për vota kreu i bandës së Avdylajve me kreun e bashkisë Durrës Vangjush Dako dhe kreun e bashkisë Shijak. Gazeta prestigjioze ka publikuar disa përgjime, pjesë të dosjes hetimore zyrtare të prokurorisë së k.rimeve të rënda numër 339/1, lidhur me aktivitetin k.riminal të organizatës së trafikut të n.arkotikëve, i njohur si “klani Avdylaj” në qytetin e Shijakut. Gjatë përgjimeve ka rezultuar se në muajt pararendës të zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2017, klani k.riminal i Avdylajve – shkruan Bild – është përfshirë thellësisht në blerjen e votave dhe intimidimin e zgjedhësve në emër të Partisë Socialistë, përfshi kreun e bashkisë Durrës, Vangjush Dako, qyteti i dytë më i madh në Shqipëri.


        
 
Next Post

“Pse lodhemi me Shqipërinë?”?! Eurodeputeti i ish partisë së Sarkozis del kundër anëtarësimit në BE: Është qendër e influencës turke!

Vota e emigrantëve, Gjiknuri jep lajmin e mirë: Çdo emigrant i regjistruar në gjendjen civile mund të votojë me postë

“Kthehu prej nga ke ardhur”! Ministrja Shahini reagon ndaj opozitës: Nuk i lejoj të më kritikojnë prejardhjen! Sentiment anti-shqiptar nga ata që shitën vendet e punës për mësuesit

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In