• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Anketa që zbardh “të palarat” mes Kosovës dhe Shqipërisë, publikohen statistikat e sakta

November 17, 2019
in Aktualitet, Kuriozitete
        
 

Një anketë e një organizate ndërkombëtare tregon qartë raportet mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërise, detajet mbi bashkëpunimin , mundësitë e bashkëjetesës , marrëdhëniets sociale, dëshirën për bashkim etj.

Anketa u zhvillua nga Enver Robelli

– Nga të anketuarit: 88,7% e shqiptarëve të Kosovës e kanë vizituar Shqipërinë, ndërsa vetëm 31,6% e shtetasve të Shqipërisë e kanë vizituar Kosovën.

– Vetëm 18% e të anketuarve të pakicës serbe në Kosovë e kanë vizituar Shqipërinë në dy vitet e fundit.

– 85% e të anketuarve në Shqipëri thonë se ndihen të sigurt kur vizitojnë Kosovën. 60% e qytetarëve të Kosovës thonë se ndihen të sigurt kur vizitojnë Shqipërinë.

– Shumica e të anketuarve shqiptarë në Kosovë e Shqipëri thonë se nuk e kanë problem të kenë marrëdhënie sociale me dikë nga Kosova apo Shqipëria (të banojnë në një fshat, qytet, lagje, të punojnë bashkë).

– Në pyetjen se a kanë të anketuarit problem të martohen me dikë nga vendi tjetër (Shqipëria/Kosova) gjendja duket kështu: 75% e të anketuarve në Shqipëri thonë se nuk e kanë problem, ndërsa në Kosovë vetëm 56% japin një përgjigje pozitive.

– 84% e shqiptarëve të Kosovës dhe 67% e qytetarëve të Shqipërisë nuk duan të kenë marrëdhënie sociale me serbët.

– 85% e shqiptarëve në Shqipëri dhe 65% e shqiptarëve në Kosovë i përkrahin marrëdhëniet sociale me njerëz nga Europa Perëndimore dmth. të punojnë dhe bashkëjetojnë me perëndimorët.

– Në pyetjen mbi gatishmërinë për t’u martuar me dikë nga Europa Perëndimore, gjendja duket kështu: në Shqipëri 65,5% nuk e shohin këtë si problem, në Kosovë vetëm 19,5% janë të gatshëm për t’u martuar me dikë nga Perëndimi.

– Në pyetjen mbi gatishmërinë për t’u martuar me dikë që ka fe tjetër, dallimi është i madh. Në Shqipëri 79% thonë se nuk e shohin këtë fare si problem. Në Kosovë vetëm 13,5 për qind janë të gatshëm të martohen me dikë që ka fe tjetër.

– Shqiptarët e Kosovës janë më mirë të informuar mbi liderët politikë të institucioneve më të rëndësishme të Shqipërisë dhe mbi datat historike në krahasim me qytetarët e Shqipërisë mbi të njëjtat informata mbi Kosovën.

– Më shumë shqiptarë të Kosovës konsumojnë media të Shqipërisë se anasjelltas.

– Sa i përket sundimit të ligjit qytetarët në të dy vendet besojnë se ligji zbatohet më mirë në Kosovë.

– Sa i përket korrupsionit shumica e të anketuarve në Kosovë thonë se korrupsioni është më i lartë në Kosovë, por me këtë nuk pajtohet shumica e të anketuarve nga Shqipëria.

– Shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë pajtohen se vendet si Gjermania, Italia, Franca, SHBA, Kroacia dhe Turqia janë të përzemërta ndaj të dy vendeve (Kosovës dhe Shqipërisë).

– Sipas të anketuarve: vendet më armiqësore ndaj Shqipërisë dhe Kosovës janë Serbia dhe Rusia.

– Sa i përket Greqisë: shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri pajtohen se Greqia mban qëndrim më të përzemërt ndaj Kosovës dhe më agresiv ndaj Shqipërisë.

– Shumica në të dy vendet mendon se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë sa duhet të zhvilluara.

– Shumica në të dy vendet kërkon unifikimin e librave shkollorë dhe planprogrameve.

– Shumica kërkon heqjen e plotë të tarifave doganore.

– 63% e të anketuarve në Shqipëri DËSHIROJNË bashkimin kombëtar. Në Kosovë: 54% duan bashkim me Shqipërinë. 16% e të anketuarve në Shqipëri dhe në Kosovë janë kundër bashkimit. Argumenti më i shpeshtë që përmendet nga kundërshtarët janë kulturat dhe traditat e ndryshme. Ata që nuk e duan bashkimin rrjedhin kryesisht nga zonat urbane në Kosovë dhe Shqipëri. Shikuar në aspektin gjeografik shumica e atyre që janë kundër bashkimit banojnë në rajonin e Prishtinës dhe në Shqipërinë e mesme.

– Në pyetjen nëse janë të gatshëm të paguajnë një tatim ekstra për të mundësuar bashkimin, gjërat ndryshojnë: vetëm 29% e të anketuarve në Shqipëri janë të gatshëm të paguajnë një tatim ekstra, në Kosovë 49% do të paguanin këtë tatim.

– Po të kishin mundësi të vendosnin në referendum, 75% e shqiptarëve në Shqipëri dhe 64% e shqiptarëve të Kosovës do të përkrahnin bashkimin kombëtar.

– Në pyetjen se SA I REALIZUESHËM është bashkimi kombëtar, situata ndryshon: vetëm 23% në Shqipëri dhe 17% e shqiptarëve në Kosovë besojnë se bashkimi është i mundshëm.

– Debati i muajve të fundit për mundësinë e korrigjimit të kufijve nuk është pritur pozitivisht nga shqiptarët e Kosovës (70%), në Shqipëri (52%), nga serbët e Kosovës (80%). Shkëmbimi i territoreve – veriu i Kosovës për Luginën e Preshevës – është hedhur poshtë nga shumica e të anketuarve.


        
 
Next Post

Meta injoron arenën VIP, e ndjek ndeshjen kundër Francës nga shtëpia me Sashën, për të plotësuar mungesën e Monit

Mesazhet e Ramës me me Zhoze Murinjon për stadiumin e ri: E kam ëndërruar gjatë, ditën kur shqiptarët nuk do hynin më në një nevojtore futbolli

Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi ndjekin ndeshjen 'Shqipëri-Francë' në stadiumin e ri, kanë të dy një kërkesë për qeverinë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In