Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për protestuesin e falmingove Mandi Jataganin, i cili alarmoi policinë duke njoftuar se ishte vendosur bombë në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë.
Ky është një precedent i rrezikshëm dhe në kodin penal kjo vepër dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 5 vjet.
Prokuroria kërkoi masën “arrest në shtëpi”, ndërsa gjatë seancës për masën e sigurisë 47-vjeçari ka deklaruar se, nëse nuk hiqen materialet polisterol nga shkollat që sipas tij janë të rrezikshme, do të bëjë përsëri të njëjtën gjë.
Mirëpo gjykatat nuk mund të largojnë nga protesta një pelikan kaçurrel pa flokë si puna e këtij, sepse u duhet edhe për punën e tyre, për tu hakmarr për vettingun dhe sot për pagat me mjetin e vetëm që kanë.në dorë.. çekiçin e drejtësisë, për të të sulmuar qevrinë dhe Edi Ramën.
Mandi Jatagani është një emër i njohur për uniformat blu pasi ka qene disa here i shoqeruar per protesten pasi bente thirrje per dhune ndaj forcave të policisë
Në reagimin e saj, Zv. kryeministrja Albana Koçiu e cilëson alarmimin e rremë për bombë në një shkollë, në ditën e parë të mësimit, si një “çmenduri të mirëfilltë kriminale”, duke theksuar se liria nuk mund të ngatërrohet me anarkinë. Ajo kërkon që ndaj këtyre rasteve të veprojë ligji dhe që sjellje të tilla të refuzohen nga e gjithë shoqëria por…gjykata e shikon si humorë.
Mandi Jatagani u arrestua nga hetuesit e antiterrorit për veprat “përhapja e rreme e informatave që ngjallin panik” dhe “njoftimi i rremë në organet e rendit”. /Ekskluzive.al
