• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Arben Imami zbardh të fshehtat e 21 janarit, ja si Berisha kërkoi të nxirrte ushtrinë në rrugë për të shtypur protestuesit

December 17, 2021
in Aktualitet
        
 

Dalin në dritë të tjera detaje lidhur me “21 janarin”. Arben Imami, ish-ministri i Mbrojtjes, u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha, kërkoi që të nxirrte ushtrinë në rrugë që të shtypte protestuesit.

Imami ka zbuluar ish-kryeministri ka qenë në zyrë së bashku me të dhe ministrat e tjerë të kabinetit qeveritar, me përjashtim të Lulzim Bashës. Ky i fundit, tha ai mungonte në këtë mbledhje të rëndësishme. “21 janari ka qenë grusht shtetit, se cilët janë aktorët e grushtit të shtetit merret vesh.

Ia kam thënë Berishës, këtu një mendje djallëzore ka arritur të organizojë këto figura, ndryshe nuk mund të bëjë. Berisha ka qenë në zyrë unë e di, ka qenë me njerëz, ky s’ka qenë aty, urdhrat i jep ministri, ka ardhur Berisha pas 21 janarit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe i kam thënë, ushtria nuk del jashtë kazermave dhe nuk i jep asnjë njeri në botë ushtarakëve në kundërshtim me ligjin, por i thashë që askush nuk hyn në kazerma, i gjallë jo, është përgjegjësi e qartë se e kujt është, një grusht shteti, është një plan”, tha Imami.

Ndërkohë, pak ditë më parë edhe lideri demokrat Lulzim Basha, hodhi akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, sa i përket 21 janarit 2011, ku humbën jetën 4 qytetarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha, se Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit, por ai nuk u përgjigj në të njëjtën mënyrë si ish-kryeministri Berisha 10 vite më parë.

“Partia Demokratike ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, si u përgjigj Berisha në 21 janar. Ne do ruajmë qetësinë, por do kemi vendosmërinë për të ruajtur interesin e demokratëve, por duke mos lejuar asnjë horr, trafikant, asnjë hiç të vijë këtu për të marrë nëpërkëmbë dinjitetin e demokratëve”, deklaroi Imami.


        
 
Next Post

Konflikti në PD, degët kyçin dyert për mbështetësit e Berishës, ish-kryeministri frikë për puç me regjistrimin e statutit në gjykatë

Furtunë pas 18 dhjetorit! Basha i kërkon Berishës të përballet me prokurorinë për akuzat e SHBA dhe të mos fshihet pas gjykatës franceze

Çfarë po ndodh dhe cili është qëllimi?! Frika se mund të ndizet lufta: DW pasqyron situatën alarmante në Bosnjë-Hercegovinë! Europa e mban ende fort litarin në dorë, duhet vetëm ta tërheqë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In