Ashtu siç e ka bërë traditë pasi Gjykata e Posaçme (GJKKO) e ka lënë në “arrest shtëpie”, krye non grata i familje non grata Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e djeshme fjalimin e radhës përpara ndjekësve të mbledhur poshtë banesës ku ai po mbahet në arrest shtëpie. Gjatë fjalimit tij,
Berisha e krahasoi rezistencën e mbështetësve të tij, me luftën që Skënderbeu bëri me pushtuesit osman, çka tregon se “arresti shtëpiak” e ka lënë me pasoja ish-kryeministrin. Sipas tij Skënderbeu luftonte me pushtues të huaj, ndërsa ai dhe mbështetësit e tij luftojnë pushtuesin e brendshëm, Edi Ramën.
“Ju jeni të pathyeshëm, sepse ju po mbroni të vërtetat e mëdha të kombit. Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, kurse ju po luftoni një pushtim të brendshëm, më barbar se çdo pushtim tjetër që kanë njohur shqiptarët. Po luftoni një pushtim të brendshëm, si pushteti i një kryehajduti, që në 8 vite varfëroi dhe mjeroi vendin duke vjedhur shqiptarët në mënyrë të pamëshirshme dhe duke u pasuruar vetë me miliarda me qeveritarë, e familjarët e tij.
Rama me regjimin e tij, në tetë vite rrokullisi shqiptarët, në njerëzit me të keqpaguar në Rajon”, deklaroi ai. Ndërkohë i damkosuri Sali Berisha lëshoi një lumë akuzash ndaj kryeministrit Rama, ku sipas tij, ky i fundit ka sjellë varfërinë, krimin dhe largimin e shqiptarëve nga Shqipëria.
“Prej muajsh e muajsh është dërguar në parlamentin e krimit ligjit për minimumin jetik , në mënyrë që shqiptarët të mos vuajnë për vaktin e ushqimit, por ky ligj refuzohet, se Rama e di se duke varfëruar shqiptarët, ata ose nënshtrohen më shumë, ose largohen nga vendi.
Edi Rama në urrejtjen e tij për opozitën, përdori të gjitha mjetet për asgjësimin e saj, përdori çdo mjet për t’i, mbyll asaj gojën, por dështoi. Kjo rrugë është sot rruga e parlamentit të lirë të shqiptarëve. Oratorët e kësaj rruge, janë parlamentarët e fjalës së lirë, përfaqësues të shkëlqyer të qytetarëve dhe të vërtetave të tyre”, nënvizoi Berisha.