• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 29, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Arrestohet një biznesmen për ngjarjen e tritolit me dron në biznesin e Lefter Kokës

June 12, 2021
in Aktualitet, Kronike
        
 

Një rast i padëgjuar më parë në Shqipëri, ku droni përdoret për të kryer shpërthim të telekomanduar të tritolit, është regjistruar tri ditë më parë në Durrës.

Shënjestër e kësaj metode të re, të sulmit me dron-tritol, ka qenë biznesi i ish-ministrit të Mjedisit dhe deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Lefter Koka.

Hetuesit që po punojnë për dokumentimin e kësaj ngjarjeje thanë për gazetën “Panorama” se janë surprizuar kur po mblidhnin provat në vendin e ngjarjes, teksa u përballën me një metodë krejt të re nga çka ishin mësuar, atë të një droni që transportonte lëndë plasëse.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia e Durrësit vuri në pranga autorin e dyshuar, shtetasin Gentian Meta, i cili është pronar i një lokali në zonën e Kepit të Rodonit.

Ndaj 44-vjeçarit nga Shijaku, Gjykata e Durrësit këtë të premte vendosi masën e sigurisë të “Arrestit me burg”.

MOTIVI

Për të hetuar këtë ngjarje, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili thuajse e ka dokumentuar me prova dhe fakte, jo vetëm dinamikën, por ka mësuar edhe motivin e sulmit.

Sipas hetuesve, shkak i kësaj ngjarje dyshohet se është konflikti tregtar për markën e verës.

Në njoftimin zyrtar, Policia thotë se Gentian Meta, 44 vjeç, ka vendosur tritol në biznesin ku administrator është Jurgen Dashi.

Kjo kompani është krijuar në vitin 1995, ndërsa ish-ministri Koka, gëzon 88.19 % të aksioneve në këtë shoqëri.

Gjatë hetimeve për këtë ngjarje, policia arrestoi menaxherin e lokalit të Gentian Metës dhe vëllanë e tij, por që nga hetimet rezultuan se ata nuk kanë pasur lidhje me sulmin ndaj biznesit të deputetit socialist.


        
 
Next Post

Historike/ Shqipëria u votua të premten si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB

“Me Edin dhe bekimin e Zotit”! Fatos Nano mesazh socialistëve: Qëllofshi gjithmonë në shenjë

Përkujtohet Bashkim Fino në Kongresin e PS! E bija i bashkohet PS-së: Kemi pasur vetëm një konflikt, fitoi ai

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In