Pas dakordësimit të marrëveshjes së Reformës Zgjedhore, ka folur për mediat edhe përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri.
Gjiknuri u shpreh duke thënë se opozita hoqi dorë nga kërkesat absurde ku shtoi se u arrit dakordësimi për pika që përgjithësisht i ndanin palët.
“Në fakt sot u arrit një marrëveshje e mbështetur edhe nga faktori ndërkombëtar për Reformën Zgjedhore. U dakordësuam për pikat që ndanin palët. Pavarësisht se rekomandimi ishte që administrate zgjedhore të ishte e depolitizuar dhe Qëllimi PS ishte që rekomandimin e ODHIRIT ta çonte para, fatkeqësisht opozita nuk ishte gati por ajo çka fituam është që kemi rregulla të pranuara nga gjithsecili edhe me këtë administratë që kemi në fuqi. Ajo çka u pranua nga palët është që administrate aktuale, me kërkesë të PD do të vazhdojë të funksionojë edhe për zgjedhjet 2021.
Për ne është e rëndësishme që PD hoqi dorë nga kërkesa absurde si qeveri teknike apo tranzitore. e rëndësishme është që ne të pranojmë dhe zbatojmë këtë sistem dhe zgjedhjet e tjera që depolitizomi të fillojë dhe shtrihet gradualisht.
Nga ana tjetër do bëjmë çmos që identifikimi që i intereson të gjithëve të shtrihet në të gjithë qendrat. Administrate zgjedhore, edhe kështu siç ka qenë, ka funksionuar siç duhet”, tha Gjiknuri.