Në Angli ka nisur një prej serialeve më të ndjekur, ku do të luajnë edhe dy aktorë shqiptarë. Por përveç dy aktorëve shqiptarë, pjesë e serialit do të jetë dhe kënga e Mozzik, “Gheto”.
“Gangs of London” që në sjell pasqyrimin e rivalitetit mes bandave kriminale në Londër, ka zgjedhur dy aktorët Orli dhe Eri Shuka, që janë çift në film, por edhe në jetën reale.
Mes bandave të ndryshme, në sfond shfaqet dhe një bandë shqiptare që operon në Mbretëri të Bashkuar. E ndërsa është shfaqur një sekuencë nga seriali, bie në sy dhe kënga e përzgjedhur në sfond, që është ajo e reperit shqiptar Mozzik.