Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë një lajm të hidhur mëngjesin e sotëm.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj njofton se ka humbur betejën me COVI-19 aktori i njohur shqiptar, Valter Gjoni.
Arti në zi/ COVID-19 i merr jetën aktorit dhe zyrtarit të
“Valteri ynë gojëmjaltë e zemërbardhë nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë
I shërbeu qytetit tonë me dashuri përditë për 4 dekada, duke lënë sot një boshllëk të pangushëllueshëm për familjen dhe mijëra kolegë e miq që e njohën dhe e deshën si kujtesa historike e Tiranës.”, shkruan Veliaj.
Valter Gjoni numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi. Ai ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Protokollit në Bashkinë e Tiranës.