Këtë foto ma dërguan me porosi. Pallati i famshëm i Ver Shalës tek “Shkëmbi i Kavajës” për të cilin u thanë të gjitha të zezat dhe profecitë keqdashëse, qëndron më këmbë!
E solla jo si shëmbull arkitekture, por për të thënë me zë të lartë, se kur konstruksioni i nje ndërtese është në parametrat e duhur, i reziston tërmeteve.
Çdo kush nga ne, ka parë se të gjitha ndërtesat e dëmtuara, përfunduan tragjikisht për shkak të abuzivitet dhe shkeljeve me dashje të Kodit të Ndërtimit.
Pikërisht, ky abuzivitet i dënueshëm penalisht, solli këto pasoja kaq të rënda sociale, me kosto të lartë artificiale dhe jo aq objektive për shkak të tërmetit.
Në një kohë tjeter, njerzit jo vetëm nuk do mbeteshin rrugëve, (aq sa më thonë miq të mij durrsake se ka plas sheri mes njerezve per buke),por të gjithë shkaktarët do shkonin në dënimin pa kthim.
Në këto tridhjete vite anarshi demokratike, ka paguar dhe vijon të paguajë vetëm populli i pafajshëm.
Tashmë, ashtu siç ndryshoi Amerika dhe bota mbarë, pas rrëzimit të dy kullave binjake, po ashtu Shqiperia dhe jeta jonë nuk do jetë më si më parë. Do jetojmë periudhën e pasojave zinxhir…
Kësaj radhe çudia nuk do mbarojë për tre ditë, siç thuhet!
Sa për politikën, mendoj se ata janë të pafuqishëm përballë kësaj situate. Askush prej tyre nuk është burrë shteti!Janë të zotë vetëm për tu grindur, aq sa ligësia e sherret e tyre u bënë lëmsh bashkë me tërmetet, si vuajtje shtesë.Fjalët e tyre nuk vlejnë më as sa pështyma e një të vdekuri. Nuk inspirojnë, as ngjallin besim!
Në mijera vjet vuajtje, me mijëra vuajtje për çdo brez. Të mallkuar në tokë të bekuar! Deri kur?!/FB /Xhek London /