PS rezulton fituese në zonën e Astirit. Lagjja e Tiranës ku dy vjet më parë u mbajtën protesta disajavore për shembjen e banesave që hapën terrenin për Unazën e Re, ka votuar majtas.
Gazetari Arjan Çani tha se kjo është një paralele me fitoren e PD-së në Gërdec vetëm pak muaj pas tragjedisë në depon e demontimit të armëve.
Arjan Çani: Do ia shohim rreziqet kësaj pune. I dhunuari shkon gjithmonë te dhunuesi. Mirëpo Çani mendon se në Astir banojnë fise dhe jo qytetare, që shumica e tyre nuk kishin asnjë lidhje me prishjen e banesave pa dhe me leje, për një investim publik në tokë publike.