• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Audio-përgjimi Biba-Binaku, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për të zbardhur të vërtetën, ja detajet

August 29, 2018
in Aktualitet
        
 

Prokuroria e Tiranës ka nisur dje hetimet për audio-përgjimin ku dëgjohet biseda mes nënkryetarit të KQZ, Denar Biba dhe gjyqtarit shqiptar të Gjykatës së Strasburgut, Ledi Binaku. Pas publikimit të audio-përgjimit në disa portale, opozita menjëherë nisi akuzat në drejtim të qeverisë dhe prokurorisë duke kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi si dhe vënien para drejtësisë të nënkryetarit të KQZ, Denar Biba. Por pavarësisht akuzave të opozitës, organi i akuzës dje ka nisur menjëherë hetimet ndaj këtij audio-përgjimi. Edhe pse nuk jepen detaje mbi këtë hetim, është mësuar se prokuroria po përpiqet të identifikojë personin që ka nisur bisedën e pjesshme pranë portalit që e publikoi, në mënyrë që të zbardhë të gjithë bisedën e plotë dhe për të verifikuar nëse është ushtruar presion ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Strasburgut, Ledi Binaku apo jo. Prokuroria pritet që shumë shpejt të kryejë ekspertizat e nevojshme dhe të dalë në një përfundim në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë edhe pse prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me këtë çështje, nënkryetari i KQZ, Denar Biba duke mos mohuar bisedën ka kërkuar dje që të dalë biseda e plotë pasi nuk ka pasur asnjë shantazh. Sipas tij, metafora e trenit ishte në përgjigje të pyetjes që kishte bërë gjyqtari Binaku. “Metafora e trenit ishte në përgjigje të pyetjes që Bianku më bëri mua se “përse pranova detyrën e kryetarit të KPP”, duke qenë se ishte në dijeni të aspiratës sime për Gjykatën Kushtetuese. Ja kaq e thjeshte është. Mjaft të dëgjoni bisedën e plotë, dhe do ta kuptoni që “sakrifica” e përfolur ishte e imja dhe s’kishte asnjë lidhje me z. Bianku. Isha unë që pranova një detyrë që nuk e doja”, tha ai për një media tjetër. Megjithatë, kujtojmë këtu se ky është audio-përgjimi i dytë pas atij të Babales, ku u mendua se vëllai i ministrit Xhafaj ishte i përfshirë në trafik droge. Audio-përgjim që deri më sot nuk ka asnjë konkludim nga ana e prokurorisë si dhe nga ana e opozitës e cila e publikoi vetë këtë bisedë.


        
 
Next Post

Zjarri në anijen me 875 persona, dyshohet se në bord ndodheshin 200 shqiptarë

Socialistët i presin shpresat LSI: Nuk pranojmë koalicione me parti që kanë marrë arratinë, opozita në drejtim të paditur

Avokati Romeo Kara: Përtej çdo interesi apo presioni, gjykatat shqiptare duhet t’ia kthejnë prokurorisë për plotësim hetimi dosjen "Hajdari"!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In