Pas disa ditësh si i shtruar në “QSUT” Avokati Altin Goxhaj në një postim në rrjetin social “Facebook” ka bërë me dije se shëndeti i tij është përmirësuar dukshëm dhe se ka filluar që të ndjehet më mirë.
Avokati nuk gjen shpjegim për gjëndjen e tij shëndetësore sepse as vetë mjekët nuk kanë mundur të zbulojnë se çfarë e ka helmuar Z.Goxhaj. Gjendur në këtë situatë të vështirë Goxhaj ia adreson fajin “Mafias Soros”.
Ai mendon dhe akuzon se përgjegjës për gjendjen e tij shëndetësore janë pikërisht Soros, për shkak të kundërshtimeve dhe deklaratave qe Avokati ka mbajtur kundër tyre.
Postimi i plotë:
“Sot është mëngjesi i parë që i kam të gjithë parametrat në rregull që nga
ushqyerja e deri te nxjerrja jashtë por ende s’kemi gjetur diagnozën e kujt
helmimi.
Temperatura është stabilizuar dhe s’ka më 40 gradë. Dhimbjet dhe lodhja
kanë ikur. Ndaj përveç se të mbaroj serumet do iki jashtë për disa ditë për
të bërë diagnostikimin e plotë.
Në këmbë më keni që sot Ndaj ju falënderoj për superinkurajimin dhe
ju premtoj që tani llon lufta e vërtetë me Establishmentin Për Shqipërinë!
Personeli shëndetësor është dhurata më e bukur që më ka bërë Zoti në
këto ditë super të vështira duke më shpëtuar jetën pasi isha i dënuar me
vdekje nga Mafia Soros dhe zogjtë e qyqes Soros.
Ju dua shumë shumë shumë <3 Tani pas 2 javësh jam duke pirë për herë të të parë, kafen e mëngjesit poshtë pavionit të Infektivit me babain i cili ka qenë engjëlli mbrojtës 24 në 24 orë”- shkruan Goxhaj./Fjala.al