• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 29, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Balla: Presidenti ka hall të emërojë bashkëjetuesen e Alibeajt

November 12, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Gjatë debatit në Parlament për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, kreu i grupit socialist Taulant Balla akuzoi presidentin Meta se ai ka interes që të emërohet në këtë institucion bashkëjetuesja e njërit prej ish-deputetëve të Partisë Demokratike.

Sipas Ballës, presidenti ka kërkuar që t’i shkojnë 4 kandidatura në listën ku do të zgjedhë pasi e katërta është një person i njohur i tiji dhe njëkohësisht bashkëjetuesja e ish-deputetit Enkeled Alibeaj.

“Ky është një lajm i mirë për rrugën tonë europiane.

Presidenti bën mirë të heqë maskën dhe të dalë të flasë troç. Presidenti nuk ka hallin e afatit, presidenti ka ngulmuar që lista nga KED t’i shkojë me 4 veta sepse ka parë që e katërta e renditur është një person që presidenti ka besim.

E ka të njohur. Presidenti ka hall të çojë në Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibeajt. Kjo është troç, lërini dënglat.

Presidenti nuk ka hall as afatin kushtetues, as kritere, as të këndojë atë këngën ‘e kam unë e ke ti’. Presidenti nuk ka të drejtë të bëjë të tretin.

Të tretin e ka Gjykata e Lartë që do të thotë që ne duhet të presim, por ku parim zbatohet kur Kushtetuesja i ka të 9 anëtarët.

Këtu nuk bëhet fjalë që kemi 9, këtu bëhet fjalë që kemi vetëm një dhe ky me mandat të përfunduar dhe kemi 8 vakanca”, deklaroi Balla.

Kandidatja e katërt e renditur në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është Marsida Xhaferllari. Ajo e ka filluar karrierën si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, ku ka shërbyer nga viti 1999 deri në vitin 2007.

Në periudhën dhjetor 2007 deri në shtator 2008, ajo ka punuar si këshilltare e Ministrit të Drejtësisë dhe nga shtatori 2008 e deri në janar 2013, si drejtor në Drejtorinë e Kodifikimit si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë në Ministrin e Drejtësisë.

Në vitin 2013 Xhaferllari u emëruar kryeinspektorë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, një post që ajo e ka mbajtur deri zëvendësimin e KLD-së me Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Marsida Xhaferllari është gjithashtu kandidate për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.


        
 
Next Post

Fiksoheni pas partnerëve të gabuar, çfarë zbulon horoskopi

Situata te “Astiri”. Veliaj thirrje: Nëse ke marre paratë, ndalo sabotimin e Tiranës

Pse Kosova ia ka drojën “Mini-Shengenit” ballkanik?

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In