• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Banka Botërore publikon Raportin: Shqipëria ka rritje ekonomike të fortë, u rrit punësimi dhe u ul inflacioni

April 28, 2025
in Aktualitet, Debat
        
 

Rritja ekonomike e Shqipërisë gjatë vitit 2024 vijoi të mbetet e fortë në rreth 3,9%, ndërsa pritet të arrijë në 3,2% në 2025 dhe 3,1% në 2026.

Rritja ekonomike do të mbështetet nga rritja e konsumit, investimeve dhe të ardhurave nga turizmi, thuhet në raportin e Bankës Botërore, publikuar sot për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Rreziqet ndaj perspektivës janë shtuar për shkak të pasigurisë që rrethon perspektivat ekonomike globale dhe tregtinë” shkruhet në raport.

Viti 2024 u mbyll me një bilanc pozitiv për ekonominë e Shqipërisë, e mbështetur nga performanca e fortë e sektorëve të shërbimeve dhe të ndërtimit. Niveli i papunësisë ra në 9,4%, ndërsa pjesëmarrja në forcën e punës u rrit në 75,7%.

Inflacioni u ul ndjeshëm në vitin 2024, në një nivel mesatar vjetor prej 2,2%, duke u përgjysmuar krahasuar me vitin 2023. Kjo rënie i atribuohet kryesisht reduktimit të presioneve inflacioniste të nxitura nga importi.

Ekonomia e Shqipërisë parashikohet të rritet me 3,2% në vitin 2025 dhe 3,1% në 2026, pavarësisht pasigurisë së politikave tregtare globale dhe ndryshimeve që po ndodhin në perspektivën globale.

“Ne presim që rritja ekonomike e Shqipërisë të vijojë të jetë e qëndrueshme në të ardhmen e afërt, megjithëse pasiguritë rreth tregtisë globale dhe rritjes së përgjithshme paraqesin rreziqe potenciale.

Për të mbështetur qëndrueshmërinë e rritjes së saj ekonomike, Shqipëria duhet të vazhdojë zbatimin e reformave që synojnë rritjen e produktivitetit, përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe ndërtimin e një shteti digjital, duke u integruar më tej me vendet fqinje dhe Bashkimin Evropian”, tha Richard Record, menaxheri në detyre i Bankës Botërore për Shqipërinë.

Rritja ekonomike e parashikuar ka gjasa të ndikojë në uljen e varfërisë në Shqipëri. Inflacioni pritet të kthehet në objektivin 3% gjatë vitit 2025 dhe të luhatet rreth këtij niveli për periudhën afatmesme.

Ndërkohë, deficiti i llogarisë korente parashikohet të jetë rreth 3,7% e PBB-së nga viti 2025 e në vijim, që është nivel më i lartë se në vitin 2024, por nën mesataren e tij historike.

Bilanci primar fiskal i vendit parashikohet të mbetet pozitiv, duke arritur mesatarisht në 0,4% të PBB-së ne vitin 2025, siç ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit. Për më tepër, borxhi publik parashikohet të bjerë më tej, duke arritur mesatarisht në 52,8% të PBB-së gjatë periudhës 2025–2027.


        
 
Next Post

Berisha porosit demokratët të mos u vij turp nga kontrata me LaCivitën: Jemi të fortë kemi miq... paguajmë miliona

Problemi ligjor, problemi moral dhe problemi politik, i heqjes së njollës së Berishës me lek

Reagon elektricisti Nuredin Seçi, njeriu garant i PD për lobimin 6 milionë dollarë: Jam me pushime, por...

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In