Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka uruar Joe Bidenin për fitoren e arritur.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Obama shprehet se nuk mund të ishte më krenar të uronte Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.
Obama thotë se ” Këto zgjedhje ishin një eksperiencë që nuk e kishim kaluar kurrë më parë. Populli amerikan votoj më shumë se kurrë. Jemi me fat që do të kemi si presidentin e ardhshëm Joe Biden”.
Barack Obama, ka shtuar se Biden është personi i duhur për postin e presidentit dhe se do të bëjë çfarë është e mundur për të plotësuar interesat e të gjithë amerikanve.
LEXO EDHE: Bilanci i Covid-19/ Mbi 9 milionë raste në ShBA
Obama e mbyll postimin e tij duke falenderuar të gjithë personat që e bën të mundur zgjedhjen e Biden si president.