Ndërkohë që na ndajnë edhe pak orë nga nisja e fushatës, stafi izraelit që po merret me imazhin e Lulzim Bashës, i kanë sugjeruar atij që të kopjojë fushatën e Joe Biden.
Mësohet se demokratët do shkojnë me makina në shesh në hapjen e fushatës siç bëri Biden më fushatën e tij në Amerikë.
Do të jenë 4 veta brenda secilës makinë. Ndërsa 222 kandidatët do jenë në tribunë në podiumin e ngritur në sheshin Nënë Terëza.
Aktiviteti do të hapet nga zëdhënësja e fushatës , pastaj peshën kryesore në aktivitet e ka Basha.
Ndërsa lideri i demokratëve, ka shpërndarë një video në Facebook, ku i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që më datë 25 prill, të votojnë numrin 9, Partinë Demokratike.
Sot, Partia Demokratike do të hapë fushatën në orën 17:00 në sheshin “Nënë Tereza”.
Pak orë para hapjes së fushatës vetëm me kandidatët, PD e ka shoqëruar thirrjen me një video ku në sfond është kënga e SIA-s, “Jam e pandalshme”.
“Jam i pathyeshëm/ Po, unë fitoj çdo lojë të vetme/ Unë jam kaq i fuqishëm/
Jam kaq i sigurt/Po, sot jam i pandalshëm…”, thuhet në këngën e SIA-s
Duket këngë fiks për Lulzim Bashën!!!