Kreu i PD Lulzim Basha i pyetur sot për deklaratat e kryetares së LSI Monika Kryemadhi se nuk beson tek Covid-i, por në Zot, tha se ky është mendim i saj.
“Aleatja ime s’është në qeveri, nuk merr vendime, mund të thotë mendimin e saj. Për mendimin e saj pyeteni direkt, s’keni pse më pyesni mua.
Pyetja ime është Rama nuk po bën testime se nuk beson te Covid? Përgjigja është jo, Edi Rama dilte si lugat kur kapje telefonin, ku është tani? Pse i fshihet përgjegjësisë që ka? Na ka mbirë nëpër gërmadha”, tha Basha.