Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë një deklarate për mediat, ditën e sotme është ndalur edhe tek koncesioni i inceneratorëve.
Lulzim Basha ka theksuar se mijëra euro nga taksat e shqiptarëve po jepen për inceneratorë, që nuk ekzistojnë.
Ndër të tjera Basha ka thënë se me 2 milion euro që është dhënë inceneratorëve pak ditë më parë mund të ishin siguruar maska falas për të gjithë ata që nuk kanë mundësi që të blejnë maskat.
Gjithashtu ai tha se përfitues të kësaj skeme janë edhe disa pronarë mediash.
“Dy javë më parë kemi kërkuar që qeveria të marrë masa për valën e dytë të pandemisë ka dalë me 10 herë dhe ka sulmuar opzitën dhe mua personalisht.
Meqë vetë është pa ide dhe pa pikë motivimi për të shërbyer dhe t’i dilte të keqes para. Po t’i kishte dal propozimit tonë nuk do të ishim në këtë pikë të infektimit masiv.
Del sot do mbani maska se ndryshe do gjobitemi po ata që skan para për të blerë bukë, si t’i blejnë këtë maska.
Jemi live? A jemi live apo jo, se mos këputen këmbët dhe bie leva ndonjë televizori dhe fiken kamerat.
Vetëm këtë javë i kanë shkuar 2 milion euro inceneratorëve, se këto nuk jepen në lajme më përjashtime të 1 apo 2.
Me këto para mund të merreshin mjaftushëm maska për ata që nuk aknë mundësinë,” tha Basha.