Lulzim Basha ka “braktisur” mbrëmjen e sotme SHQUP-in, pasi ka lënë zyrën dhe ka marr rrugën drejt sarajeve të reja në resortin e vilave LONG HILL në Lundër ka ndaluar superbenzin dhe ka zbritur për të takuar efektivët e Policisë së Shtetit që janë në shërbim për të garantuar sigurinë e qytetarëve në këto ditë të vështira.
Nuk kuptohet se me çfarë qëllimi, por dy duhet të jenë arsyet : Ose është çuar nga gjumi me ëndrrën sikur është kryeministër ose për tu argëtuar me budallalllikun e tij.
Luli ka biseduar për disa çaste me ta dhe u ka dhënë kurajo që të mos ndalen në punën e tyre sa të kenë atë në SHQUP, pasi që nga konfirmimi i rastit të parë me covid-19 e deri më sot ata janë në rrugë dhe me orare të zgjatura.
Më herët, duke folur në Euroneës me Ilva Taren Basha ka bërë thirrje që të jepet shpërblim për Policiët pasi dhe ata janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin.