• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha shpenzoi 9% të buxhetit të PD për lobim kundër ambasadores së SHBA-së

October 24, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Zbulohen burimet e shumës prej 40 mijë USD, të përdorura nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të lobuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër emërimit të Kathleen Ann Kavalec, e propozuar për pozicionin e ambasadores amerikane në Tiranë.

Në qershor të vitit 2018, Basha firmosi një kontratë lobimi me vlerë 40 mijë dollarë me kompaninë “Sonoran Policy Group”, për të bllokuar kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec. Për të financuar këtë kontratë, Lulzim Basha ka shpenzuar 9 për qind të parave të buxhetit të Partisë Demokratike për vitin 2018. Totali i të ardhurave të Partisë Demokratike për vitin 2018 është 52 094 711 lekë, nga të cilat 50 080 408 nga buxheti i shteti i shtetit dhe 2 014 303 nga kuotat e anëtarësimit. Në raportin financiar që Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk specifikohej ndonjë shumë e caktuar për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në raport jepet vetëm shuma 4 853 230 në zërin ‘shërbime konsulence’.

LEXO EDHE:
Minxhozi: Në Prishtinë votohet, në Shkup dialogohet, në Tiranë vegjetohet
Për këtë arsye, Shqiptarja.com iu drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i kërkuar informacion nëse kishte ‘depozituar Partia Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, gjatë vitit 2018, dokumentacion për shpenzimin e shumës prej 40 mijë USD për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’. Pas disa muajsh rezistencë për të mos dhënë sqarime, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më në fund, i urdhëruar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit, informon Shqiptarja.com se “Ekspertja Silvana Gjikdhima ka audituar fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga Partia Demokratike. Nga komunikimi me eksperten në lidhje me çështjen që ju pretendoni, ekspertja shprehet se kjo shumë është përfshirë në raportin e Partisë Demokratike në zërin ‘shpenzime konsulence”. Duke e marrë si të mirëqenë përgjigjen e KQZ-së, kreu i PD k shpenzuar 9 % të të ardhurave të partisë, për të lobuar kundër kandidates për ambasadore të SHBA-së në Shqipëri.

Si u zbuluar kontrata
Kompania “Sonoran Policy Group” ka deklaruar në 30 janar 2019 detajet e lobimit për interes të Partisë Demokratike pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Një vëmendje e veçantë e fushatës lobuese të kësaj kompanie për interes të Bashës është bërë për sa i përket të nominuarës për ambasadore në Shqipëri si dhe çështjeve që lidhen me sigurinë, narko-trafikun dhe terrorizmin. Sipas detajeve të siguruara nga Shqiptarja.com dhe Report TV, shefi ekzekutiv i kompanisë, Christian Bourge ka kryer 3 telefonata, 3 takime si dhe ka dërguar 6 e-maile në totale për llogari të PD-së me senatorët amerikanë.

Këto takime dhe biseda janë kryer me anëtarët e Senatit amerikanë për Politikën e Jashtme, të cilët po shqyrtonin dokumentacionin e kandidaturës Kathleen Kavalec për ambasadore në vendin tonë. Konkretisht, shefi ekzekutiv, Christian është takuar me senatorin Rob Portman, anëtar i Komitetit për Politikën e Jashtme në Senat, i cili rezulton të jetë i përfshirë direkt në procesin e shqyrtimit të kandidaturës së Kavalec. Por edhe pse Kavalec ishte e nominuara e Presidentit amerikan Donald Trump, si dhe u përfol gjatë nga mediat amerikane si ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri, emri i saj nuk kaloi dot Kongresin Amerikan duke mos u zgjedhur në këtë mënyrë si shefe e diplomacisë amerikane në vendin tonë. /Adriatik Doci /Shqiptarja.com


        
 
Next Post

V.rasësi me pagesë pagoi një v.rasës tjetër me pagesë, i cili pagoi një tjetër v.rasës me pagesë, e kështu deri në polici…

“Mercedes Mama” me 230km/h dhe me fëmijën 3 vjeç me vete, dënohet me burg

15 orë brenda frigoriferit në temperatura -25 gradë, zbuloni vdekjen e tmerrshme të 39 personave që u nisën për Angli

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In