• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Bashkëshortit tim italian i them: Rri me gojën mbyllur!

July 4, 2018
in Blog
        
 

Nga Irma Kurti

Kur e çova për herë të parë burrin tim italian në Shqipëri, m’u duk sikur përkrah kisha një fëmijë që s’pushonte së bëri pyetje:

“Pse ikin dritat?”,

“Kur do të vijnë?”,

“Pse nuk mund të bëj dush tani? Pse rrjedh pak ujë?”

Pyetjet vazhdonin edhe jashtë:

“Pse është kaq i rrëmujshëm trafiku?”

“Pse autobuzët ecin ngadalë?”,

“Si ka mundësi që shoferi ndalon autobuzin dhe njerëzit e presin derisa të mbarojë së ngrëni byrekun? Pse nuk ankohet askush?”.

Këtyre pyetjeve i përgjigjesha herë me një notë të lehtë humori, por shpesh me një mllef e indinjate që këto dukuri ekzistojnë akoma dhe më presin sa herë që kthehem në atdhe.

Pavarësisht nga këto, Biagio e do Shqipërinë, ndonjëherë më shumë se unë.

Ndoshta sepse nuk jeton atje, ndoshta sepse pakënaqësitë e vogla të përditshme nuk i janë grumbulluar në shpirt ashtu si mua, derisa më detyruan të kapërcej kufirin dhe të emigroj.

I pëlqen atmosfera festive nëpër rrugët e kryeqytetit, baret dhe Taiwani i mbushur me njerëz që pinë dhe hanë në çdo orë të ditës, miqtë e vjetër e të rinj që e presin me dashuri dhe i japin të drejtë për çdo gjë që thotë.

I pëlqen jashtëzakonisht gatimi, fakti që kamarierët flasin italisht, mungesa në dukje e stresit dhe vrapi kundër kohës që mbizotërojnë këtu në Itali.

Gjatë qëndrimit tonë vitin e kaluar na u desh shpesh të merrnim taksinë në kryeqytet.

Një herë, kur e pyeta shoferin se sa kushton për të shkuar në rrugën “Bardhyl” m’u pergjigj: “400 lekë të reja”. Por sapo dëgjoi tim shoq që foli italisht, ndërroi mëndje dhe më tha: më fal, doja të thoja “600 lekë të reja”. Kështu na ndodhi edhe në një hotel në Durrës… çmimi i dhomës papritur u dyfishua sapo mori vesh që burri është italian.

Në ditët në vazhdim, kur i afroheshim shoferit të taksisë, unë i thoja tim shoqi: “Ti mbyll gojën dhe mos fol!”, gjë jo e lehtë për të duke ditur se sa dëshirë ka të bisedojë edhe me njerëz që i njeh pak.

“Mos fol” i them edhe kur jemi në autobuz në orët e vona të darkës, sepse kam merak se mos dikush, një i dehur apo i droguar mund të na ndjekë e të na kërcënojë. Apo këto janë frut i imagjinatës sime, sepse jam larg atdheut dhe i kam humbur kontaktet me realitetin? Këto dukuri ndoshta nuk ekzistojnë?

Në një cep të shtëpisë kemi lënë valixhet që duhet të bëjmë gati për udhëtimin e radhës në Shqipëri.

“Po këtë vit”, më pyet im shoq “do të më lejosh që të flas, apo duhet ta mbaj përsëri gojën mbyllur?”.

“Kjo varet” belbëzoj unë, pa e ditur me të vërtetë se nga kush, nga unë apo nga “ata” atje.


        
 
Next Post

4 shqiptarët e Zvicrës dhe megalomania e mëmëdhetarëve virtualë

Gjendet i vdekur djali i Tina Turner, dyshohet për vetëvrasje

FOTOT/ Një pjesë e teatrit rrezikon të shembet nga shkëputja e soletës, Berisha i fton njerëzit të hyjnë brenda!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In