• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

BB: Ekonomia shqiptare me performancë ekonomike më të lartë se rajoni

June 7, 2018
in Aktualitet, Kuriozitete
        
 

Institucionet Ndërkombëtare, projeksione pozitive për rritjen ekonomike shqiptare gjatë vitit 2018 

UASHINGTON, 6 qershor /ATSH/ – Ekonomia shqiptare projektohet me performancë ekonomike më të lartë se vendet e rajonit, në raportin e Bankës Botërore (BB) të qershorit 2018 për perspektivën e rritjes ekonomike botërore.

“Shqipëria pritet të ketë një rritje ekonomike stabël 3,6% në vitin 2018 dhe 3,5% në vitet 2019-2020, duke arritur të mbajë një normë rritjeje më të lartë se sa mesatarja e rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor që është 3,2% në vitin 2018 dhe 3,5% në vitin 2019”, citon raporti i BB-së, citon raporti i BB-së.

Përsa i përket rritjes ekonomike të rajonit të Europës Lindore, ajo do të jetë 3,3% në vitin 2018, 3,6% në vitin 2019 dhe 3,5% në vitin 2020, të dhëna këto që tregojnë se performanca ekonomike e Shqipërisë do të jetë në mesataren e rajonit, ose më e lartë.

Sipas këtij raporti, rritja ekonomike në rajonin e Europës dhe Azinë Qendrore pritet të bjerë në 3,2% në vitin 2018 nga 4,0% që ishte në vitin 2017, ndërsa duke filluar nga viti 2020, rritja pritet të bjerë gradualisht në 3,0%.

Projeksionet pozitive të BB për rritjen e ekonomisë shqiptare, i bashkohen parashikimeve optimiste edhe nga institucionet e tjera ndërkombëtare.

Moody’s dhe S&P dhe Komisioni Europian, kanë dhënë vlerësime bindshëm më të larta për ecurinë e ekonomisë në Shqipëri.

Moody’s dhe S&P: Ekonomia shqiptare, sërish notë pozitive

Dy agjencitë prestigjioze të vlerësimit të riskut të kreditit të ekonomive në të gjithë botën, kanë konfirmuar vlerësimin e tyre pozitiv me parashikim të qëndrueshëm për ekonominë shqiptare, duke u bazuar në arritjet e shënuara në drejtim të konsolidimit fiskal, trajektoren rënëse të borxhit publik, progresin e reformave strukturore dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike.

“Disiplina fiskale është ruajtur gjatë ciklit elektoral dhe Moody’s parashikon uljen e mëtejshme të deficitit në 2017-2018, mbështetur nga mirëmenaxhimi i shpenzimeve publike, përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave dhe reduktimi i pagesave të lidhura me energjinë në reflektim të reformës në sektor. Rritja ekonomike pritet të përshpejtohet, ndërsa avancimi i procesit të integrimit do të ndihmojë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe konvergjencën e të ardhurave me rajonin”, – citon raporti.

Për S&P vlerësimi B+/B, reflekton progresin e qëndrueshëm të vendit në drejtim të konsolidimit fiskal, mbështetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe progresi i reformave.

KE: Pritshmëri për rritjen e ekonomisë shqiptare

Komisioni Europian ka dhënë pritshmëritë më të larta për ecurinë ekonomike të Shqipërisë. Në një raport të fundit, ku analizohen ekonomitë e vendeve që aspirojnë për anëtarësim në BE, vihet re se Komisioni Europian parashikon një rritje të ekonomisë shqiptare prej 3.8% këtë vit.

Në raportin e KE-së thuhet se pritshmëritë janë që qeveria të rrisë elasticitetin dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë duke  forcuar sistemin financiar dhe duke ruajtur disiplinën fiskale.

Sipas projeksioneve të komisionit Europian rezulton se ekonomia shqiptare parashikohet të ketë rritjen më të shpejtë në rajon. /G.S/ /e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

        
 
Next Post

Basha dhe “seriali Babale”/ Përgatit bllofin, për tu mbrojtur nga mashtrimi: Audio-përgjimi do të vlerësohet jo autentik?!

Audiopërgjimi/ Donald Lu: Babalja të hetohet, policia të vijojë punën për kapjen e "bosëve" të krimit

E turpshme/ Lulzim Basha qëndron dy ditë në Gjermani për të lobuar kundër Shqipërisë!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In